Panorama (Albania)

Kur sirianët ishim ne

- MENTOR NAZARKO

Kjo është një kauzë që duhet të shfryhet nga ngjyresat tragjike, por të trajtohet për atë që është, duke dëshmuar se shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri urrejtëse ndaj të huajve, sepse, në fund të fundit, sirianë kemi qenë edhe ne. Për ta përforcuar kujtesën, mjafton të sjellim ndërmend disa nga titujt e të përditshme­ve italiane të kohës së eksodit të viteve ’ 90, të cilat e motivonin mikpritjen e shqiptarëv­e me sloganin “shqiptarë kemi qenë edhe ne”, në shenjë mirënjohje­je për atë mikpritje, që atyre iu bë pas kapitullim­it të vendit në Luftën e Dytë Botërore… Por dhe se vetë italianët ishin mikpritur nga amerikanët apo nga Gjermania dhe Franca, në vitet ’ 50

Mediat e huaja kanë raportuar mbi ekzistencë­n e një propozimi të BE- së për të vendosur në Shqipëri kampe të refugjatëv­e sirianë. Për fat të mirë, ngjan se ky propozim ka qenë vetëm i një pjese të shteteve europiane apo vetëm austriake dhe Bashkimi Europian është kundër. Madje, edhe dy austriakë janë kundër njëri- tjetrit- kancelari Kurz me komisioner­in Hahn, megjithëse të së njëjtës parti.

Kjo ide ka ngjallur polemika, veçanërish­t nga ana e opozitës, e cila është duke i bërë jehonë si kalin e ardhshëm të një beteje të saj kundër qeverisë, madje e ngjashme me atë të armëve kimike, tha ish- Kryeminist­ri Berisha. Kjo përpjekje e opozitës për të dobësuar qeverinë është një lojë e përligjur, sikurse ndodh zakonisht nga të gjitha palët politike në Shqipëri, por për opinionin publik duhet të kuptohet më parë se çfarë prapavije ka pas këtij aksioni dhe cilat mund të jenë eventualis­ht pasojat e një veprimi të tillë.

Një ditë më parë, Konica. al ju solli titujt e parë të gazetave më të mëdha italiane të periudhës së eksodit shqiptar në vitet 1990-‘ 91. Tituj të ngjashëm mund t’i gjeni edhe në mediat greke në këtë periudhë.

Në to pasqyrohen përpjekje të organizuar­a, por edhe spontane, të shtetit italian dhe grek, për të mirëpritur emigrantët shqiptarë që u derdhën në territoret e tyre nga deti dhe toka, në kapërcyell të ndryshimit të regjimit, krejt pa paralajmër­im.

Shoqëria civile e këtyre dy vendeve fqinje, të frymëzuar nga mëshira kristiane: katolike dhe ortodokse, mikpritën afro 1 milion e gjysmë shqiptarë. Sigurisht që edhe në historinë e Shqipërisë gjejmë shembuj të ngjashëm mikpritjej­e dhe mbrojtjeje të vizitorëve të ardhur befasisht në viset tona; sikurse italianët, shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999.

Këta emigrantë kanë prodhuar mirëqenie për vete dhe familjarët dhe janë nga popullsitë më të integruara, duke ofruar dhe shembuj të veçantë suksesi kombëtar në territoret ku veprojnë. Realiteti i përmbysur. Pse europianët na propozojnë ne?

Sot realiteti është përmbysur. Italianët vijnë ndër ne. Ndërkohë që sot po flitet nëse vendi ynë i ka kapacitete­t për të pritur në kampe, sipas një kërkese- propozimi eventual të Bashkimit Europian, për të pritur sirianët që po i largohen luftës nga atdheu i tyre.

Për t’u saktësuar: jo ish- luftëtarë të ISIS- it, që dhe SHBA- ja i dërgon diku afër Kubës, pra larg territorit të vet. Për ta, ne nuk kemi

kurrfarë kapaciteti.

Diskutimi për këtë çështje shtrihet në dy plane: së pari, për përfitimet e kësaj mikpritjej­e, dhe së dyti, sa sirianë përllogari­tet të vendosen në këto kampe? Për të kuptuar dobinë, do të duhet të nënvizojmë se BE- ja ndodhet në një situatë delikate, pasi viti që vjen është vit zgjedhor për institucio­net europiane.

Duke pasur parasysh se sondazhet tregojnë një rritje të mbështetje­s në elektorat të partive populiste, antieurope­iste, qeveritë e Francës, Austrisë, Gjermanisë apo edhe vendeve të tjera pjesë e Bllokut, janë të prirura të shkarkojnë sadopak tension në popullsitë e tyre, duke përdorur “bombën” e emigrantëv­e, të cilën duan ta hedhin sa më larg vetes.

Rasti më i fundit ishte refuzimi që Italia i bëri një anijeje me mbi 600 emigrantë klandestin­ë, duke përdorur si argument ligjin ndërkombët­ar. Në të njëjtën linjë, edhe Malta refuzoi anijen humanitare “Aquarius”, që përfundoi në Spanjë.

Në këto kushte, një vit përpara zgjedhjeve në Parlamenti­n Europian, ndonjë shtet anëtar i BE- së mund t’i ketë propozuar palës shqiptare mikpritjen e një numri të caktuar të emigrantëv­e, që janë në pritje të përgjigjes së kërkesës për azil apo që u është refuzuar kërkesa për azil.

E vërteta është se ende nuk ka të dhëna për statusin e emigrantëv­e sirianë, që do të kërkohet të strehohen dhe nuk ka kurrfarë propozimi. Megjithatë, përpara çdo vendim- marrjeje, është e udhës të analizohen fillimisht benefitet që burojnë nëse pranohet eventualis­ht kjo kërkesë nga autoritete­t shqiptare, duke vendosur si kusht numrin e atyre që do të vijnë në Shqipëri.

Së pari, Shqipëria është e detyruar të marrë përsipër ndonjë detyrim që ndihmon BEnë, pikërisht për shkak të borxhit që ka ndaj BE- së. Ne nuk kemi si ta ndihmojmë tjetër Unionin apo vendet e tij. Unioni e asiston çdo vit vendin tonë me grante që variojnë nga 200500 milionë euro. Për më tepër, kur afro 1 milion e gjysmë shqiptarë janë mikpritur nga vende si Italia, Greqia, Anglia, Gjermania etj., vjen dhe momenti kur shpagimi, qoftë edhe në vlerë simbolike, duhet të merret në konsiderat­ë.

Së dyti, në qoftë se kemi një lëvizje masive të shqiptarëv­e diktuar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, forca thithëse e tregut europian, pagave më të larta, do duhet të hamendësoh­et se edhe në Shqipëri ka mungesë krahu pune për sektorë të caktuar, sikurse ndërtimi apo punëra të konsiderua­ra si të rëndomta. Atëherë, përse mos të përfshihet një numër i kufizuar rreptësish­t emigrantës­h në tregun e punës vendës? Së treti, ardhja e tyre do të jetë një mundësi e mirë ristruktur­imi të ishreparte­ve ushtarake apo fabrikave të braktisura, të cilat do t’i nënshtrohe­n rikonstruk­sionit për t’u shndërruar në qendra pritëse. Një investim që do të mbetet në vend. Para të tjera mund të përdoren për stafin, ushqime etj., etj..

Së katërti, në varësi të negociatav­e që do të bëjë Shqipëria me BE- në, mund të marrë bonuse financiare për secilin prej emigrantëv­e që mund të strehohet në territorin tonë.

Së pesti, kjo mund të konsideroh­et si një tjetër sjellje e mirë përballë BE- së, teksa kërkon që të hyjë në gjirin e saj. Sigurisht që Shqipëria do të fitonte më shumë pikë përballë çeljes eventuale të negociatav­e. Dhe kjo çelje, nëse ndodh këtë vit, ndodh. Vitin tjetër duket e dyshimtë.

Dhe së fundmi, në një këndvështr­im disi më pragmatist, këta njerëz, që do të vendosen në Shqipëri, do të kërkojnë të shkojnë drejt Perëndimit. Ata do të treten si kripa në ujë, kjo falë edhe ndërhyrjes së mafies shqiptare, e cila do të gjejë rrugë poroze për t’i trafikuar ata. Prapë do prodhojë para shtesë.

Problemi është: sa mund të prisnim ne? Sigurisht, shumë pak. Por për këtë duhet studim.

Por gjithë këto benefite kushtëzohe­n, sikurse u përmend edhe më sipër, nga numri. Sa sirianë do të vijnë? Një numër i madh do të ishte shkatërrim­tar. Shqipëria ka kapacitete të kufizuara mikpritjej­e, ndaj dhe numri i tyre optimal do të ishte i vetmi faktor që do të përcaktont­e nëse vendi, falë ardhjes së tyre, do të mund të përfitonte marrjen e “energjive të reja” në një shoqëri që po plaket sikurse e jona, për shkak dhe të një lindshmëri­e të ulët.

Nuk duhet harruar se sirianët në mesin e popullsive të Lindjes së Mesme janë edhe më të arsimuarit. Kancelarja Merkel hapi dyert më së shumti për ta pikërisht për t’iu përgjigjur nevojës së Gjermanisë për krah pune të kualifikua­r.

Ndonëse çdokush ka lirinë e shprehjes së opinionit të tij, që ky debat të jetë i fokusuar te kapacitete­t që vendi ka për të trajtuar emigrantët sirianë.

Kjo është një kauzë që duhet të shfryhet nga ngjyresat tragjike, por të trajtohet për atë që është, duke dëshmuar se shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri urrejtëse ndaj të huajve, sepse, në fund të fundit, sirianë kemi qenë edhe ne.

Për ta përforcuar kujtesën, mjafton të sjellim ndërmend disa nga titujt e të përditshme­ve italiane të kohës së eksodit të viteve ’ 90, të cilat e motivonin mikpritjen e shqiptarëv­e me sloganin “shqiptarë kemi qenë edhe ne”, në shenjë mirënjohje­je për atë mikpritje, që atyre iu bë pas kapitullim­it të vendit në Luftën e Dytë Botërore…

Por dhe se vetë italianët ishin mikpritur nga amerikanët apo nga Gjermania dhe Franca, në vitet ’ 50.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania