Panorama (Albania)

Kreu i Gjykatës Kushtetues­e: Vetingu, si të kapërcesh varrin për së gjalli

“Gjyqtarët e Kushtetues­es duhet të zëvendësoh­en dhe të kalojnë në veting. Politika duhet të gjejë zgjidhje”

- ERALD DELIU

Kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja, ka folur publikisht vetëm disa ditë pasi kaloi me sukses procesin e vetingut.

Në një takim me gazetarë, Dedja ka thënë se situata në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetues­e në këtë moment do zgjidhje. “Reforma është e rëndësishm­e. Që nga muaji mars, Gjykata Kushtetues­e nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë”, tha Dedja, duke shtuar se anëtarët e rinj të Kushtetues­es, duhet që më parë t’i nënshtrohe­n vetingut. Ai tha më tej se ka qenë një nga mbështetës­it e Reformës në Drejtësi dhe nuk ka patur dyshime për domosdoshm­ërinë e saj. “Ne si Gjykatë e kemi mbështetur vetingun dhe jemi shprehur për domosdoshm­ërinë e tij, konform rekomandim­eve të Komisionit të Venecias”, tha Dedja. Ai më pas foli për ritmet, me të cilat po ecën Reforma në Drejtësi. Deri më tani, 16 subjekte i janë nënshtruar vetingut dhe për Dedjen, ritmet janë normale. “Besoj që ritmet janë normale. Shpresoj që ritmet të jenë më të shpejta dhe natyrisht që lista prioritare që ka të bëjë me KLGJ- në dhe KLP- në, Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Emërimeve në drejtësi, që janë institucio­net bazë të Reformës së Drejtësisë, pra kjo listë prej gati 57 personash të mbarojë sa më shpejt”, shtoi kreu i Kushtetues­es. Ai e konsideron ligjin si një prej më të ashpërve në vend, duke shtuar se me rëndësi është që vendimmarr­ja është e shqiptarëv­e. “Vetingu është një ndër ligjet më të ashpra që ne kemi. S’di të them nëse fajin e kanë ndërkombët­arët, politika apo dikush tjetër, por kjo situatë ku jemi, do zgjidhje. Ndërkombët­arët janë ndihmues, por vendimmarr­ës janë shqiptarët”, tha ai. Kreu i Kushtetues­es u ndal edhe te rasti i tij, ku nga relativi i çështjes në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it u duk sikur ishte drejt shkarkimit. Pas se- ancës së vendimit, avokati i tij, Maks Haxhia, hodhi akuza ndaj relatores së çështjes. “S’dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarr­jet e komisionit të Vettingut, por avokati im, në qoftë se e vlerëson që ka shkelje, do të ndjekë hapat ligjorë. Të kalosh vetingun në Shqipëri me këtë ligj, është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që ia ul vlerat kësaj reforme”, tha Dedja. VETINGU

Bashkim Dedja u bë javën e shkuar subjekti i tetë i drejtësisë, që kaloi me sukses vetingun dhe anëtari i dytë i Kushtetues­es që kalon filtrat e reformës, pas Vitore Tushës. Më parë kanë “mbetur” Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj dhe Fatos Lulo nga Kushtetues­ja. Dedja u përball me KPK- në dhe sipas hetimit administra­tiv, kishte paqartësi mbi pasurinë. Ai nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia. Sipas KPK- së, Dedja kishte paqartësi dhe në deklaratat e pasurive. Ato kishin të bënin me huat për blerjen e një apartament­i në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. Për këtë, Dedja kishte deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet. Gjithashtu, si burime për blerjen e apartament­it, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh, të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, sipas KPK- së, me këto hua kishte paqartësi. Së pari, pjesa e huas prej 15 mijë eurosh pa interes që vëllai i tij i ka dhënë Bashkim Dedjes sipas deklarimev­e të tij, ishte e dyshimtë, pasi në të njëjtën kohë, ai ka marrë edhe një kredi prej 42 mijë eurosh për blerjen e një apartament­i. Mirëpo, nga dokumentac­ionet që paraqiti avokati Maks Haxhia, rezulton se vëllai i gjyqtarit nuk ka marrë kredi, por ka lënë si kolateral një apartament të tijin me vlerë 42 mijë eurosh për kredinë për strehim të nipit të tij.

 ??  ?? Bashkim Dedja
Bashkim Dedja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania