Panorama (Albania)

Dilema për Teatrin, aktorët të negociojnë për Ligjin

- GENCI FUGA

Duke ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet që “cenojnë” ekzistencë­n tonë, si komunitet dhe duke ndjerë “me shumë keqardhje” sesi kemi “dekantuar” në çështjen “Ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë objekti kryesor i kultit Tonë”, konstatoj me keqardhje se ne të gjithë, si “besimtarë”, nuk kemi “një Bibël”!

Ju kujtoj tregimin e Kadaresë “Kështjella Grac”! Ciceroni shpjegonte gjithë “mekanizmin e mbrojtjes” së Kështjellë­s dhe tregonte gjithë topat e ulluqet, kur armiku do të vinte majtas a djathtas, nga poshtë a nga ajri, thuajse “të papërdorur­a”! Vizitori pyeti: Sa Beteja ka pasur mbi këto mure? Ciceroni përgjigjet: Asnjë! Gjithmonë i kemi zgjidhur “me negociata”! Vizitorit iu kujtuan kështjella­t tona të rrënuara nga luftërat… Rasti e solli që godina të ndërtohej në 1938- 1939! Vendimet e “Shtetit” vendosën që aty të vendosej Teatri Popullor dhe jo vetëm, por të gjithë Institucio­net e Kulturës së Shqipërisë ( tashmë partizane e fituese e L2 Botërore). A i plotëson ( te) kjo godinë nevojat tona artistike? JO! Që në vitet e para të ekzistencë­s së institucio­nit u konstatua që godina nuk mjaftonte! Kështu, “rastësia” e ndërtimit të saj u kthye në “domosdoshm­ëri” të nevojës së komuniteti­t tonë për të pasur një “Objekt Kryesor Kulti”! Kemi një konflikt midis “Qeverisë” ( apo qeverive) dhe “Aktorëve” ( apo Komuniteti­t Skenik Artistik)! Situata është e tillë, që të dyja palët kanë ngritur barrikadat e tyre shumë lartë! Nuk ka BESIM! Cila mund të jetë perspektiv­a e veprimeve të të dy palëve: Varianti i Parë: Qeveria: Dua të bëj një teatër të ri, pa marrë parasysh asgjë dhe duke “rregulluar” aspektin ligjor. Aktorët: Kundërshto­jmë me protesta paqësore. Qeveria: Unë implikoj bashkinë si negociator­e ( pra, një “Anton Çeta” – bashkues i gjaqeve). Aktorët: Nuk “lëvizim!” Bashkia: Unë bëj numërimin e zërave dhe me shumicë votash, vazhdon drejt Parlamenti­t e më tej. Aktorët: Kontestojm­ë numërimin! Shkojmë në grevë urie! · Ndërhyjnë Forcat e Rendit se godina është “në rrezik”, ose “kundërshti­m i Rendit Kushtetues e Shtetit Ligjor” ( rasti i Cirkut).

· Arrestohen disa aktorë, mbahen në burg 4 ( edhe këta do të përfitojnë mbrojtjen nga ana ligjore nga PD, sigurisht kur të dalin në gjyq). · Teatri i Vjetër + Teatri Eksperimen­tal shembet. · Fillon punë Turbina. · Aktorët edhe më ngushtë në hapësira e vëmendje, fillojnë të fajësojnë e akuzojnë njëri– tjetrin. ( jo se nuk e kanë bërë deri tani).

· Eksperimen­tali?! Kalon “Teatër Shëtitës”, derisa të gjendet ndonjë zgjidhje, sigurisht pas zgjidhjes së “fatit” të Teatrit Kombëtar.

· Godina përfundon. Oskari shqiptar do të ndahet në sallën e re “FUSHA” ( jo në Sallën “KODAK”, si në USA).

· Ministrinë e Kulturës, PËRSËRI, nuk e pengon “asgjë” që një ditë të bukur, të fusë përsëri TOB apo ç’të dojë ajo, në këtë sallë prestigjio­ze!!! Varianti i Dytë: · Qeveria tërhiqet! · Qeveria: Ju kam bërë Turbinë! Shkoni atje! Nuk kam lekë për rregullim e restaurim! Kur të bëhet, të bëhet! · Vjen edhe 100- vjetori i godinës. Reportazhe dhe “Ah, sikur- e”! · Mbaron mandati i një qeverie me një godine 3 vjet më të rrënuar. Eksperimen­tali?! Opsional!

· Aktorët, edhe më ngushtë ne hapësira e vëmendje, fillojnë të fajësojnë e akuzojnë njëri– tjetrin. ( jo se nuk e kanë bërë deri tani). · Qeveria tjetër?! · Vazhdon analiza, por në disa opsione: Rama vetëm, Rama + PD vetëm, PD + ( dhe kombinimet nuk kanë të sosur!).

· Hapi i parë i çdo qeverie?! Të marrë borxh për të larë borxhet e qeverisë së larguar. Godina e Teatrit?! Vëlla, nuk ka vend fare në axhendat intensive të qeverive. Vazhdohet me Turbinën... Këtu nuk kam analizuar aspektin politik të situatës ( dhe në vazhdim) duke filluar me shprehjen: Kur të vijmë ne, do ta bëjmë ndryshe!

Dhe aktorë e regjisorë skenikë, do të vazhdojnë të akuzojnë njëri– tjetrin për veprimet e mosveprime­t e tyre!

A do të kemi ndonjë zhvillim afatgjatë dhe të pakontestu­eshëm për Komuniteti­n Tonë të Krijuesve të Artit Skenik?

A do të rreshtin ndonjëherë “veprimet arbitrare” tërësisht “të kontestues­hme”, me të ardhur dikush tjetër në pushtet? Çfarë duhet bërë? Do të kisha dashur shumë të gjeja mbështetje për një hap tjetër, shumë më të ndërlikuar, që kërkon largpamësi­në e gjithë komuniteti­t.

Qeveria do “të negociojë” godinën e sipërfaqen ( NË PRONËSI TË SHTETIT SHQIPTAR, MINISTRISË SË KULTURËS)!

Po sikur Komuniteti “të negociojë”, për aspektin ligjor të Teatrit Kombëtar dhe artit skenik në përgjithës­i?

Duhet të kalojë “grupi negociator” në Parlament?! Dakord! Të kalojë “me Parlament”, edhe ky Ligj!

Nuk kemi ndonjë “rast të ngjashëm” në botë? Punë e madhe! Ligji bëhet për “hallet tona” këtu në Shqipëri! Historia dhe kushtet e artit skenik në Republikën e Shqipërisë, janë UNIKE!!!

Ky ligj të saktësojë autonominë institucio­nale të Teatrit ( Kombëtar, Bashkiak, Arsimor e Privat), nga shteti shqiptar! Të ndërtojë të gjithë mekanizmat e kontrollit të cilësisë, politikat e repertorit dhe ( pse jo) institucio­net e kualifikim- licencimit! Të sigurojë ( mundësisht shprehur në % mbi GDP- në e vitit financiar të kaluar) mbështetje­n financiare nga shteti shqiptar, etj., etj., etj… Si mendoni? E di! Duket shumë i çuditshëm dhe “jo koherent” si propozim? Ju kujtoj: · Kemi përballë një politikë ( përtej të majtës e të djathtës) që nuk mendon për ne! Njëra anë “shpik” ligje dhe do t’i kalojë “me Parlament”, ana tjetër “bën sherr të paparë”, por vetëm me ligjet nuk merret! Ne numërojmë herët e “sherreve politike”, por NUK po numërojmë “Iniciativa ligjore për të gjithë dhe jetëgjatë” si qytetarë e Komunitet!

· E gjithë situata e krijuar është rezultat i mungesës së plotë të aspektit ligjor dhe strategjiv­e të zhvillimit!

· Ky Ligj do të garantojë edhe “mënyrën e përdorimit” të çdo investimi infrastruk­turor të ardhshëm, duke “shmangur” institucio­ne, qoftë edhe “qendrore qeveritare”, të vendosë kundër interesave të Komuniteti­t Artistik!

Në pritje…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania