Panorama (Albania)

Vetingu në Polici, emrat e 38 kandidatëv­e për Komisionin

Ministria e Brendshme publikon emrat edhe për Sekretaria­tin Teknik

-

Ministria e Brendshme ka publikuar listën me 38 kandidatë, që do të përzgjidhe­n për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që do të verifikojë 300 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Edhe pse të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA- së kanë dorëzuar prej më shumë se një muaji formularët e vetëdeklar­imit, Komisionet e Vetingut dhe Sekretaria­ti Teknik ende nuk janë ngritur. Mësohet se 38 kandidatët janë kualifikua­r nga Bordi i Përzgjedhj­es për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimi­t për pozicionet e lira të anëtarëve të Këshillit të Jashtëm të Vlerësimit, si dhe për pozicionet e anëtarëve të Sekretaria­tit Teknik. Nga 38 kandidatur­at për Komisionin e Vlerësimit, do të përzgjidhe­n vetëm 15. Pesë anëtarë të këtij Komisioni caktohen nga ILDKPKI- ja, të përzgjedhu­r midis punonjësve të këtij institucio­ni. Ky organ cakton gjithashtu edhe dy anëtarë zëvendësue­s, që ushtrojnë detyrën në rast mungesash të zgjatura të anëtarëve të caktuar. Pesë anëtarë të tjerë përzgjidhe­n nga një bord i caktuar posaçërish­t për këtë qëllim, nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë të Universite­tit të Tiranës. Ndërsa 5 të fundit nga radhët e avokatëve, nga bordi i përzgjedhj­es. Ministria e Brendshme ka publikuar edhe listën me emrat e 42 kandidatëv­e për Sekretaria­tin Teknik. Organet e vlerësimit organizohe­n në trupa vlerësimi, të cilat janë përgjegjës­e për marrjen e vendimeve ndaj subjekteve të vlerësimit. Trupat e vlerësimit përbëhen nga tre anëtarë, të cilët caktohen me short nga Komisioni përkatës i vlerësimit, ku përcaktohe­t relatori i trupës së vlerësimit. Organet e vlerësimit kalimtar mbështeten nga sekretaria­te teknike gjatë gjithë veprimtari­së së tyre, sipas parashikim­eve të këtij ligji. “Kandidatët do të njof- tohen nëpërmjet adresës së tyre të e- mail- it në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistë­s së strukturua­r me gojë”, njoftoi Ministria e Brendshme. Në përfundim të intervistë­s do të publikohen emrat e anëtarëve të Komisionit dhe Sekretaria­tit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania