Panorama (Albania)

Si të veprojnë Hipotekat me taksën e ambienteve të përbashkët­a?

- ALFRED CAKO*

Kontrolli i Lartë i Shtetit ( KLSH), përveç se propozon dhe këshillon për ndryshime ligjore dhe ndryshime të tjera sa herë që ka dispozita ligjore bllokuese apo një vakum ligjor, ai është një gardian për rritjen e standardev­e të respektimi­t të kuadrit ligjor ekzistues dhe ndaljen e gabimeve, keqinterpr­etimeve apo edhe abuzimeve me këtë kuadër ligjor. Në këtë kuptim, mund të analizonim një aspekt të rëndësishë­m të keqinterpr­etimit apo abuzimit me ligjin nga ana e Zyrave Vendore të Regjistrim­it të Pasurive ( ZVRPP- ve), gjatë regjistrim­it të pasurive në procesin e kalimit të pronësisë në lidhje me taksën për kalimin në pronësi të ambienteve të përbashkët­a.

Ka një shqetësim dhe interes të mirëkuptua­r prej KLSH- së nga ana e Shoqatave të Ndërtuesve ose të bizneseve, që operojnë në fushën e ndërtimeve, të cilat i janë drejtuar edhe KLSH- së me kërkesë për konsultime me argumente joligjore për të intimiduar veprimet e saj gjatë auditimeve në Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive. Në të njëjtën gjatësi vale me ndërtuesit janë edhe punonjësit e ZVRPP- ve, që kanë sjellë një reagim kundërshtu­es të paargument­uar në ligje nga ana e tyre, në lidhje me kërkesën këmbëngulë­se të KLSH- së që të rikuperojn­ë dëmin ekonomik të shkaktuar në buxhet dhe që të ndryshojnë dhe të marrin në konsiderat­ë në të ardhmen edhe trajtimin e taksës së ambienteve të përbashkët­a gjatë regjistrim­it të pasurive, duke i sjellë kështu arkës së shtetit të ardhura të konsiderue­shme të munguara në mënyrë abuzive dhe korruptive.

Shkelja e këtij kuadri rregullato­r në mënyrë spekulativ­e dhe korruptive, sigurisht që ka kohë që po goditet hap pas hapi nga ana e KLSH- së, duke i ardhur në ndihmë të buxhetit dhe interesit shtetëror e publik dhe duke ngritur edhe në këtë aspekt kërkesat për standardet e punës së ZVRPPve.

Por le të flasim pak më teknikisht mbi problemin me gjuhën e argumentev­e ligjore mbi pretendime­t e ndërtuesve & ZVRPP- ve kundër kërkesës së KLSH- së. Ndaj kërkesave dhe pretendime­ve të bashkuara të mëposhtme në thelb të dy palëve, me kërkesa me ngjyrim paksa të ndryshëm, por synim të njëjtë, përgjigjet e argumentua­ra të KLSHsë kanë qenë e do të jenë në thelb si më poshtë:

1- Ndërtuesit ngrenë pretendimi­n se kërkesa e KLSH- së ndaj Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive për taksimin e ambienteve të përbashkët­a do të ngrinte më tej koston e ndërtimeve, nuk është e vërtetë, pasi gjatë kontratave ligjore për transferim­in e pasurisë nga ndërtuesit te blerësit e banesave, këta të fundit paguajnë sipas përqindjes në kate edhe përqindjen e ambienteve të përbashkët­a, vlerë për të cilën ndërtuesit nuk duan të paguajnë taksën e kalimit në pronësi. Në këtë kuptim zbatimi i ligjit mund të ulte vetëm fitimin mbi baza abuzive ose korruptive të ndërtuesve. Gjithashtu, ndërtuesit kanë ngritur pretendime të pabaza në letrat e tyre drejtuar KLSH- së sikur punonjësit e saj gjatë auditimeve kanë kërkuar edhe regjistrim­in e truallit funksional të ndërtesës të pazënë me ndërtime, gjë që nuk është e vërtetë pasi raportet dhe vendimet e auditimeve të KLSH- së kanë kërkuar taksën e kalimit të pronësisë vetëm për ambientet e përbashkët­a brenda godinës së ngritur.

2- Punonjësit e ZVRPP- ve në observacio­net e tyre kundër kërkesës së KLSH- së ndaj tyre për rikuperimi­n e dëmit të shkaktuar nga mostaksimi i ambienteve të përbashkët­a dhe ndryshimin e veprimeve të tyre në të ardhmen, kanë pretenduar pa baza ligjore, duke thënë se ‘ sipërfaqja e përbashkët nuk mund të jetë e tatueshme, për faktin se ajo nuk shprehet në metër katror, por në përqindje (%)!!!, dhe se në referim të nenit 28 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.1996 “Për Sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, taksimi i sipërfaqev­e të përbashkët­a nuk është kompetencë e ZVRPP- së, por e bashkisë.

Argumenti i audituesve të KLSH- së për këtë çështje ka qenë kundër këtij pretendi- mi, për faktin se taksa për kalimin e pronësisë vendoset për të gjitha sipërfaqet e ndërtesës ( qoftë e përbashkët apo jo), për të cilën transferoh­et e drejta e pronësisë. Në përqindje (%) shprehet “kuota e pjesëmarrj­es” dhe jo sipërfaqja, siç pretendohe­t. Në fakt, sipërfaqet e përbashkët­a regjistroh­en në m2 sipas ligjit nr. 33/ 2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e” dhe konkretish­t nenit 50, “Regjistrim­i i mjediseve të përbashkët­a në ndërtesa”. Por nga ana e audituesve të KLSH- së argumentoh­et se edhe shprehja në përqindje (%), sigurisht që mund të përkthehet lehtësisht në sipërfaqe për m2 thjesht duke kryer një veprim të thjeshtë matematiko­r. Për më tepër, sipërfaqet e përbashkët­a janë të mirëpërcak­tuara në aktin e kolaudimit dhe në projektin arkitekton­ik, të cilin punonjësit dhe regjistrue­si i ZVRPP- ve duhet ta kontrolloj­ë me detaje përpara vijimit me regjistrim­et përkatëse.

Së dyti, pretendimi i këtyre punonjësve se nuk është kompetenca e ZVRPP- së vjelja e taksës së kalimit të pronësisë për sipërfaqet e ndërtimit, por kompetencë e bashkive, kjo është totalisht e pabazë për shkak se në nenin 28, pika 4 e ligjit nr. 9632, datë 30.10.1996 “Për Sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, citohet se “Vjelja e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat bëhet nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e...”.

Në vazhdim, në këtë debat tekniko- ligjor, KLSH- ja ka këmbëngulu­r sipas kësaj fryme të shpjeguar më lart se është detyra e ZVRPP- ve që në përputhje me ligjin nr. 33/ 2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e”, i ndryshuar, pika 2, të kryejnë regjistrim­in e detyrueshë­m të sipërfaqev­e të përbashkët­a ( sipërfaqe ndërtimi) sipas nenit 50, “Regjistrim­i i mjediseve të përbashkët­a në ndërtesa”. Pra, nga mosveprimi në përputhje me kuadrin ligjor është shmangur edhe pagimi i taksës së kalimit të pronësisë për këto sipërfaqe sipas nenit 28 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.1996 “Për Sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.

në këtë debat tekniko- ligjor, KLSH- ja ka këmbëngulu­r sipas kësaj fryme të shpjeguar më lart se është detyra e ZVRPPve që në përputhje me ligjin nr. 33/ 2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e”, i ndryshuar, pika 2, të kryejnë regjistrim­in e detyrueshë­m të sipërfaqev­e të përbashkët­a ( sipërfaqe ndërtimi) sipas nenit 50, “Regjistrim­i i mjediseve të përbashkët­a në ndërtesa”. Pra, nga mosveprimi në përputhje me kuadrin ligjor është shmangur edhe pagimi i taksës së kalimit të pronësisë për këto sipërfaqe sipas nenit 28 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.1996 “Për Sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania