Panorama (Albania)

Djali e sulmoi me thikë, flet i ati 75 vjeç: Pse e fal, më shpëtoi nusja

Babai: Ishte shumë i nxehur dhe s’dinte çfarë po bënte, por për fatin tonë të mirë, ndërhyri nusja dhe arriti ta ndalte

- DURRES/

Destan Neziri, 75vjeçari që së bashku me bashkëshor­ten e tij u sulmuan me thikë barbarisht nga djali i tyre 28vjeçar, thotë se do ta falë të birin për atë që bëri.

Edhe vëllai i autorit, Fisnik Neziri, shprehet se gjithçka mund të ketë ardhur nga një gjendje depresive, pasi marrëdhëni­a e tyre në familje nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme. Destan dhe Hasije Neziri tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje pak më të rëndë ndodhet 65vjeçarja. Gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”, Destani shprehet se ngjarja ndodhi shumë shpejt. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtë­si e sipër dhe ka qenë nusja e djalit ajo që është përpjekur të ndalte sulmin e ashpër të 28- vjeçarit. “Ishin duke parë një ndeshje futbolli dhe u bë një gol kur ndodhi ngjarja. Nuk arrita të kuptoj pse nisi të debatonte me nënën e tij. Nuk e vura re, se thashë debate të përhershme mes djalit dhe nënës. Kur papritur pashë që kishte marrë thikën dhe e qëlloi disa herë nënën e tij. Më pas tentova të ndërhyja unë për ta ndalur. Ai më sulmoi edhe mua. Ishte shumë i nxehur dhe nuk dinte çfarë po bënte, por për fatin tonë të mirë ndërhyri nusja, e fejuara e Hajriut, dhe me shumë guxim arriti ta ndalte. Ngelëm të plagosur, por për fat të mirë na solli në spital një nga komshinjtë tanë, që e falënderoj­më jashtë mase”, tha Destani, i cili ndodhej i shtruar në repartin e Kirurgjisë, ndërsa shtoi se, “Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe. Kur të shërohemi, së bashku me gruan do e shikojmë djalin”. Bashkëshor­tja e tij pritet të dalë të premten nga reanimacio­ni, ku gjendet që prej mesditës së të mërkurës, kur u qëllua gjashtë herë me thikë nga djali i saj. Krahas mjekëve, çifti Neziraj qëndron nën shoqërinë e fëmijëve të tjerë. Djali i madh, Fisniku, thotë se nuk e ka kuptuar akoma se çfarë e shtyu vëllanë e tij Hajriun që të sulmonte prindërit me thikë. “Isha në punë në Tiranë, erdhën të dy, vëllai dhe nusja e tij. I pyeta çfarë kishin, por asnjëri nuk tha asnjë fjalë. Vëllai kishte një të çarë në pëllëmbë të dorës dhe i thashë eja të të çoj në spital. E çova te Trauma për mjekim. As nusja e as ai nuk më thanë gjë. Kuptova se diç- ka kishte ngjarë në shtëpi me prindërit. Ia lashë një polici që gjendej te spitali, i thashë lajmëro Policinë që të vijë t’i marrë se këta diçka e kanë bërë”, u shpreh Fisnik Neziri, i cili tregon se së bashku me Hajriun ka punuar për gati 5 vjet në të njëjtën firmë private. Më pas Hajriu e la punën dhe gjendej i papunë, tregon ai. Mirëpo, ndryshe nga babai i plagosur dhe vëllai i tij, vetë autori i ngjarjes ka pohuar në Polici se kishte konflikte me familjarët e tij, të cilët e ngacmonin për faktin se ishte i papunë dhe për lidhjen me vajzën nga Puka. “Kemi pasur konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhëni­es mes meje dhe prindërve të mi. Së pari, mollë sherri mes nesh ishte bërë fakti që unë isha i papunë dhe mbahesha me të ardhurat që prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit. Së dyti, është bërë shkas edhe fakti që ata nuk pranonin të fejuarën time si nusen e tyre, e konsideron­in të padenjë. Kur po shikonim ndeshjen mes Portugalis­ë dhe Marokut, nisa të grindesha me nënën time fillimisht. Në gjaknxehtë­si e sipër e qëllova disa herë me thikë. Ndërkohë u afrua edhe babai, të cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shumë për këtë veprim fatal”, deklaroi autori i ngjarjes për Policinë.

 ??  ?? I plagosuri në spital
I plagosuri në spital
 ??  ?? Vëllai i autorit, Fisnik Neziri
Vëllai i autorit, Fisnik Neziri
 ??  ?? I plagosuri, Destan Neziri
I plagosuri, Destan Neziri
 ??  ?? Autori i plagosjes, Hajri Neziri
Autori i plagosjes, Hajri Neziri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania