Panorama (Albania)

Opozita kërcënon me bojkot: Prezenca jonë në Kuvend shndërrohe­t në fasadë

-

Dy partitë kryesore të opozitës, PD he LSI, kanë paralajmër­uar dje për një bojkot të mundshëm të Parlamenti­t, në rast se do të vazhdojë t’u mohet e drejta e fjalës. Dy kryetarët e Grupeve Parlamenta­re, Edmond Spaho i PD dhe Petrit Vasili i LSI- së, me një letër të përbashkët, kanë theksuar se heqja e së drejtës së fjalës është një cenim i së drejtës kushtetues­e. Në letrën e tyre, Vasili dhe Spaho quajnë të papranuesh­ëm faktin se me kërkesën e Taulant Ballës, përveç tërheqjes së PS nga fjalimet, iu hoq dhe opozitës kjo e drejtë. Në letrën e tyre, PD dhe LSI kanë lënë të kuptohet se do të shikojnë dhe si mundësi bojkotin e Parlamenti­t. “Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohe­t në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionim­in normal të Parlamenti­t”, thuhet në letrën e përbashkët e PD dhe LSI. Ndërkohë që dje gjatë se- ancës të së enjtes, opozita ka zbatuar strategjin­ë e marrëdhëni­eve të kushtëzuar­a me Parlamenti­n. Në foltoren e Kuvendit ka folur dje vetëm kryetari i PD- së, Lulzim Basha, të cilit iu ndërpre fjala dy herë dhe për këtë shkak nuk e ka liruar më foltoren. Por ky qën- drim ka shkaktuar dhe një pakënaqësi edhe brenda opozitës, ku në seancë, Luan Rama ka kërkuar lirimin e foltores së Kuvendit në mënyrë që ai të fliste në emër të LSI- së. “Jemi përballë vendimit historik që do të mbajë Këshilli Ministrave të BE më 28 qershor dhe kjo shfaqje e shëmtuar, ky degradim i parlamenta­rizmit është një arsye më shumë pse Shqipëria nuk e meriton t’i çelen negociatat për anëtarësim­in në BE. Unë jam gati të flas, por në kushtet kur foltorja është e zënë dhe këtu mungon etika dhe besimi reciprok midis deputetëve, e kam të pamundur të bëj sfidë dhe të dal e të marr fjalën me zor”, tha Luan Rama. Por Gramoz Ruçi ka bërë fajtor Lulzim Bashën për këtë bllokim. “Uroj dhe shpresoj që qëndrimi juaj shumë konstrukti­v të jetë mirëkuptua­r nga pushtuesi i foltores, kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Edhe njëherë i bëj thirrje kryetarit të PD, që të lirojë foltoren e Kuvendit”, ka thënë Ruçi. Por në moment që Spaho kërkoi fjalën për procedurë, Ruçi iu përgjigj: “Jo, s’ka procedurë”. Ndërkohë që Edi Paloka iu drejtua nga vendi: “Pse nuk e mbyll fare Parlamenti­n, të biesh rehat”.

 ??  ?? Kreu i Grupit të PD, Spaho, duke replikuar me Ruçin
Kreu i Grupit të PD, Spaho, duke replikuar me Ruçin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania