Panorama (Albania)

Negociatat, Parlamenti holandez voton kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë

“De Telegraaf”: “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. “Der Standard”: “Franca, Danimarka dhe Holanda kundër”

- TIRANE

Parlamenti holandez ka votuar dje kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Mediat holandeze shkruajnë se 125 deputetë të Parlamenti­t holandez kanë votuar kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas mediave holandeze, Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Gjatë ditës së djeshme, mediat europiane, pasqyruan dhe qëndrimin e qeverive të vendeve respektive. Gazeta holandeze “De Telegraaf”, në një shkrim të saj dje thotë se është Holanda ajo që po bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe se ajo do të vendosë veton në Parlamenti­n Europian në Bruksel në 28 dhe 29 qershor, kundër hapjes së bisedimeve BE- Shqipëri. Me titullin, “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”, artikulli shkruan se shumica e partive të Parlamenti­t holandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatav­e. Sipas “De Telegraaf”, shkak për këtë janë bërë shqetësime­t për krimin e organizuar dhe korrupsion­in. “Shqipëria, vendi i Ballkanit i goditur nga varfëria, mori statusin e vendit kandidat për në BE disa vjet më parë. Komisioni Europian tani dëshiron të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim­in e tyre ne union. Ajo madje përmend një vit në të cilin anëtarësim­i duhet të jetë një fakt: 2025”. Krimi i organizuar dhe korrupsion­i duken se janë shqetësime për qeverinë holandeze. “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”, thotë ministri i Jashtëm Blok. “Më parë duhet bërë më shumë përparim në këto pika”. Por Blok, sipas “De Telegraaf” nuk ia mbyll derën përfundimi­sht Shqipërisë akoma. “Grupet parlamenta­re të VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus po e ndalojnë qeverinë holandeze të pranojë hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Vetëm D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘ Por negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen me unionin’, tha deputeti Verhoeven i D66. ‘ Nuk është aspak shpejt’, sipas tij”, përfundon artikulli.

DER STANDARD Franca, Danimarka dhe Holanda janë vendet skeptike për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. “Ndonëse këto të fundit kanë gjasa ‘ të kthejnë’ kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapi- tujve të parë të BE- së për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit”. Kështu shkruante dje “Der Standard”, duke mos kursyer lëvdatat për punën që po bëhet në vend për nxjerrjen në pah të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të korruptuar, si “e vetmja reformë e plotë gjyqësore, që nuk ishte parë në asnjë shtet të Europës Juglindore si në Shqipëri”. Sipas gazetës prestigjio­ze, Presidenti Emmanuel Macron është i shqetësuar dhe dëshiron që çështja e zgjerimit të mos jetë fare në tryezë para zgjedhjeve të BEsë në 2019- ën. “Macron ka frikë se çështja do të tërheqë skeptikët e BE- së. Ai dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamenti­n Europian për reformat e tij. Megjithatë, Franca është paralajmër­uar nga shtetet e tjera të BE- së se vetëm do të duhet të mbajë e vetme pasojat politike nëse bën rezistencë për integrimin e Shqipërisë. Kjo gjithashtu do të minonte politikën e kushtëzimi­t ( përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmër­inë e BE- së. Udhëheqësi socialist Edi Rama gjithashtu ka disa miq të partisë në BE, sepse shumica e vendeve të BE- së qeverisen nga konservato­rët. Opozita në vendin e vet, Partia Demokratik­e ( PD), ashtu siç është aq e zakonshme në Ballkan, refuzojnë të përgëzojnë qeverinë dhe lobon në BE kundër fillimit të negociatav­e. Gjith- ashtu, në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër bisedimeve të pranimit. Megjithatë, Merkel ka fjalën e fundit dhe Kancelarja është në favor. Megjithatë, ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për krimin e organizuar – sidomos për trafikun e drogës. Jo shumë për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontraband­ën e kokainës në Europë” shkruan “Der Standard”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania