Panorama (Albania)

Balla: PD po tenton të bllokojë hapjen e negociatav­e

-

Kreu i Grupit të PS- së, Taulant Balla, tha dje se Lulzim Basha po tenton me çdo kusht që të bllokojë hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Sipas Ballës, PD po shpall “tokë e zanum” foltoren e Kuvendit për të prishur imazhin e Shqipërisë. “PD duket se është infektuar rëndë nga sindroma e ‘ babales’ dhe duket se nuk do të shpëtojnë prej saj për një kohë të gjatë. Sot Lulëzimi bërtiti me të madhe se qeveria gjermane qenka kundër çeljes së negociatav­e, ku e dëgjoi ai këtë, apo njësoj si ‘ babalja’ ka filluar të shpikë e krijojë skenarë. Por qeveria gjermane sot është promotorja e mbështetje­s për hapjen e negociatav­e. Luli kërkon me çdo kusht të pengojë negociatat, kërkon me çdo kusht të prishë imazhin e Shqipërisë, por nuk kupton se në këtë mënyrë dita- ditës kjo panoramë që opozita po krijon, degradon vetë PD”, ka thënë ai. Kreu i grupit socialist tha dje pas seancës plenare se Shqipëria pret një përgjigje pozitive në 28 qershor dhe shumica e qeverisë gjermane e mbështet këtë hap të Shqipërisë. “Shqipëria më 28 qershor pret një PO ose një JO. Në rast të një PO- je, fillon puna parapërgat­itore për fillimin e negociatav­e. Siç e thashë edhe në seancën plenare, edhe në rastet e ngjashme, kur këshilli ka dhënë “aminin”, fillon puna përgatitor­e dhe KE- ja mban nën monitorim. Në rast të një jo- je, puna përgatitor­e nuk fillon. Ajo që dua të ndaj është se në qeverinë gjermane ka një maxhorancë në favor të PO- së më 28- qershor. Në rast të një JO- je, nuk fillon puna parapërgat­itore”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania