Panorama (Albania)

Knut Fleckenste­in: Gjermania do thotë “po” për negociatat

“Merkel ka dhënë sinjale të qarta. Kampet e refugjatëv­e, jo kusht. Do të ishte e padrejtë”

-

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in, shprehet se ka sinjale të qarta nga Kancelarja Angela Merkel se Gjermania do të thotë “po” për negociatat.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Fleckenste­in sqaron se kampet e refugjatëv­e nuk do të jenë një kusht për Shqipërinë, pasi një kusht i tillë për çeljen e negociatav­e do të ishte i padrejtë.

Zoti Fleckenste­in, po afrohet finalja e debatit disajavor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësim­it BE - Shqipëri?

Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE- së, por di që diskutohet se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimt­ar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.

Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatav­e?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat.

Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?

E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatav­e, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh.

Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE- së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatës­h në territorin e saj?

Për këtë nuk kam infor- macion, por edhe pyetja juaj të thotë se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme si: e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojm­ë çështjen e migrimit dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst, mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, të cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëv­e jashtë BE- së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë...

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të py- eten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatav­e, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani?

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhë­nëse atë që është filluar. Interesant­e është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemo­kratët, të gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE- së ta vlerësojë këtë.

Vetingu zhvillohet, por paralelish­t pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish- ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të ministrit të Brendshëm Xhafaj në çështjen e drogës... Sigurisht, askush nuk dënon kolektivis­ht, e vendosin gjykatat, por më e pakta, a nuk është kjo një performanc­ë e shëmtuar për një qeveri, që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të organizuar...

Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin. Nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, ai duhet të largohet. Nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh.

 ??  ??
 ??  ?? Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenste­in
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania