Panorama (Albania)

Rama: S'ka asnjë kërkesë për 600 mijë refugjatë, por gati të kontribuoj­më

-

Shqipëria do të kontribuoj­ë në një plan europian në lidhje me refugjatët sirianë sipas mundësive që ka. Ky ka qenë reagimi i parë i Kryeminist­rit Rama pas lajmeve dhe akuzave të opozitës se ai i ka kërkuar BE- së që në Shqipëri të strehohen në kampe të posaçme edhe 600 mijë refugjatë nga Siria dhe vendet në konflikt të armatosur që të mos lejohen të shkojnë në vendet e BE- së. Këtë deklaratë, Kryeminist­ri e bëri në "Facebook" si përgjigje ndaj akuzave të një ndjekësi të tij. "Mësoje edhe këtë, qëndrimi i Shqipërisë ka qenë e mbetet shumë i qartë: Ne jemi gati të kontribuoj­më në një plan europian, ku secili shtet merr përgjegjës­inë që i takon, për aq sa i takon, sipas madhësisë e mundësisë! Ja kjo është e vërteta e thjeshtë dhe guri që budallai hodhi në lumë, nuk është dardhë, or mik, prandaj, mos e kafsho fort se të dëmton dhëmbët!", shkruan Kryeminist­ri Rama. Një komentues në rrjetin social ka bërë ironi me Kryeminist­rin duke u shprehur se shqiptarëv­e në botë askush nuk i ngriti kampe trajtimi, por kanë çarë vetë. "Rrofsh zoti Kryeminist­ër, shumë vepër e madhe, jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin! Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanez­ët, iranianët etj.. Atje do ishte kryevepër fare. Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një kamp, as nuk na falën gjë, por çdo gjë e fituam! Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj… dardha e ka bishtin mbrapa!", shkruan komentuesi. Në replikën e tij, Kryeminist­ri Rama shprehet se shifra e 600 mijë refugjatëv­e është një budallallë­k. "Domethënë t'i që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtet ekziston mundësia që Shqipërisë t'ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu ëëë...?! Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë! Domethënë, ti që di ku e ka bishtin dardha, mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojn­ë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm ëëë...?! Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallë­ku!", shkruan Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania