Panorama (Albania)

Hapja e negociatav­e, Xhafaj merr mbështetje në Gjermani

Seehofer: I kam dhënë dritën jeshile Kancelares për Shqipërinë

- ARISTIR LUMEZI

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori dje mbështetje­n e aleatit të Kancelares Merkel në koalicioni­n qeverisës për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në.

Në Berlin, Xhafaj u prit nga homologu i tij, ministri i Brendshëm Federal i Gjermanisë, Horst Seehofer. Takimit të delegacion­eve përkatëse, i parapriu një bisedë kokë më kokë e të dy ministrave. Seehofer, në cilësinë e ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si president i Partisë CSU, deklaroi se “i ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE”. Në referim të mbështetje­s së vazhdueshm­e të Gjermanisë ndaj vendit tonë, ministri Xhafaj evokoi veprimtari­në e ish- Kryeminist­rit të Bavarisë, Franz Josef Strauss, i cili, rreth 35 vjet më parë, bëri përpjekje për t’ i hapur Shqipërisë një dritare drejt Europës. “Sot, me progresin e gjithanshë­m, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj për t’iu bashkuar familjes europiane”, u shpreh ministri Xhafaj. Më tej, ministri Xhafaj u ndal te problemati­kat që lidhen me luftën kundër terrorizmi­t, ekstremizm­it të dhunshëm dhe radikalizm­it. Ministri Seehofer shprehu, veç të tjerash, interes në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetingut në Polici, duke përgëzuar për hapat që po hidhen në këtë drejtim, gjë që do të çojë në konsolidim­in e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ministri Xhafaj i prezantoi homologut të tij gjerman një plan me 10 pika, i cili parashikon fushat e bashkëpuni­mit në nivel institucio­nal dhe operaciona­l. Të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se implementi­mi i këtij plani do të ndikojë në konsolidim­in e mëtejshëm të marrëdhëni­eve miqësore dhe bashkëpuni­min ndërmjet dy vendeve tona. Ministri Seehofer e priti me shumë kënaqësi dhe entuziazëm këtë propozim dhe garantoi se “shumë shpejt do të njiheni me veprimet tona konkrete në lidhje me këto çështje”.

 ??  ?? Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij gjerman, Horst Seehofer
Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij gjerman, Horst Seehofer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania