Panorama (Albania)

Berisha: Lajm tronditës, Gjermania 10 kushte

“Kërkojnë reformë zgjedhore, dënim të gjyqtarëve e prokurorëv­e”

- Sali Berisha

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha deklaron se Gjermania do t’i thotë “po” çeljes së negociatav­e për Shqipërinë, por do të vendosë dhjetë kushte që duhen plotësuar. Duke iu referuar burimeve të mirinformu­ara nga Berlini, Berisha shkruan se negociatat me Shqipërinë nuk do të hapen pa kushte. “Lajm tronditës! Gjermania vendos 10 kushte për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë! Burime të mirinformu­ara nga Berlini bëjnë me dije se Bundestagu ka miratuar një dokument, që do bëhet publik ditët e ardhshme, në të cilin hidhet poshtë kërkesa e Ramës për hapjen pa kushte të negociatav­e me Shqipërinë”, shkruan Berisha në “Facebook”. IshKryemin­istri, duke iu referuar këtij dokumenti, thekson se të gjitha grupet në Parlamenti­n gjerman kanë rënë dakord që Shqipëria para hapjes së negociatav­e duhet të plotësojë 10 kushte. Berisha rendit 10 kushtet që Gjermania ka kërkuar të plotësojë Shqipëria, në krye të të cilave është votimi i reformës zgjedhore dhe përmbyllja e procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Apelit dhe shkallëve më të larta të drejtësisë. “Dekalogu gjerman i kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria para hapjes së negociatav­e përfshin: 1. Votimin e reformës zgjedhore. 2. Vetingun e të pak- tën të gjithë gjykatësve dhe prokurorëv­e të Apelit e sipër. 3. Ndjekjen penale të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëv­e që gjenden në shkelje të ligjeve gjatë vetingut. 4. Ndjekjen penale dhe dënimin për korrupsion dhe trafiqe të zyrtarëve të lartë. 5. Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit të drogës në vend. 6. Luftën me rezultate konkrete të krimit të organizuar, korrupsion­it dhe trafiqeve! 7. Ngritjen dhe funksionim­in e SPAK- ut. 8. Ngritjen dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë! 9. Zbatimin e reformës zgjedhore. 10. Funksionim­in normal të shtetit ligjor”, shprehet Berisha. Për ishKryemin­istrin, dekalogu që ka vendosur Gjermania është i qartë se me Ramën nuk ka integrim, nuk ka hapje negociatas­h, por vetëm kushte, dyfishim kushtesh dhe bllokim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania