Panorama (Albania)

Toska rikonfirmo­het, pavarësish­t raportit negativ nga DSIK

-

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska, ka kaluar filtrat e drejtësisë ditën e djeshme, duke u rikonfirmu­ar në detyrë. Vendimi erdhi vetëm një ditë pas seancës dëgjimore, ku KPK- ja rrëzoi një raport negativ të DSIK- ut, që e gjente gjyqtarin Toska të papërshtat­shëm për detyrën e gjyqtarit. Në seancën dëgjimore, relatorja Valbona Sanxhaktar­i tha se sipas hetimit të Komisionit, raporti i DSIKut ishte i pabazuar në prova dhe nuk është marrë parasysh. Ilir Toska është pjesë e listës prioritare të vetingut, për shkak se është kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Ndaj tij kishte patur edhe gjashtë ankesa për disa vendime nga qytetarë të ndryshëm, por që sipas KPK- së këto ishin ndaj trupës gjykuese në tërësi dhe jo ndaj gjyqtarit në veçanti. Toska ishte i vetëm në seancën dëgjimore përballë trupës gjykuese të KPK- së, të përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe relatorja Valbona Sanxhaktar­i. Sa u përket pasurisë dhe aftësive profesiona­le, KPKja nuk vërejti probleme. Në lidhje me raportin e DSIKut, KPK- ja nuk dha detaje se çfarë përmbante ai dhe se përse e konsideron­te gjyqtarin Toska të papërshtat­shëm për të ushtruar funksionin e gjyqtarit. Mirëpo, sipas ligjit, DSIK- u vlerëson integritet­in e figurës së gjyqtarit dhe prokurorit, e cila është një nga tri shtyllat e vlerësimit në kuadër të procesit të vetingut, krahas pasurisë dhe aftësive profesiona­le. DSIK- u përpilon raporte mbi subjektet, bazuar në informacio­ne të klasifikua­ra nëse një gjyqtar apo prokuror ka lidhje me persona që vijnë nga krimi i organizuar. Vetë subjektet e vetingut duhet të plotësojnë formularin e DSIK- ut, ku duhet të deklarojnë nëse kanë ndonjë të afërm, deri te kushëriri i katërt, i përfshirë në krim të organizuar apo krushq. Gjithashtu, nëse kanë njohje apo marrëdhëni­e me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo kanë marrë e dhënë dhurata kundrejt tyre.

 ??  ?? Ilir Toska
Ilir Toska

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania