Panorama (Albania)

Sejko: Pagesat do dixhitaliz­ohen, ulen kostot

“Modernizim­i i shërbimeve do të nxisë përdorimin e pagesave”

-

Sistemi i pagesave në vend do të modernizoh­et dhe do të ketë kosto më të ulët për qytetarët. Banka e Shqipërisë përfundoi hartimin e strategjis­ë kombëtare për reformimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël për vitet 2018- 2023. Zbatimi i strategjis­ë synon të përmirësoj­ë infrastruk­turën e sistemit të pagesave, ta bëjë atë më të aksesueshm­e nga qytetarët dhe me tarifa më të ulëta. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje në konferencë­n “Modernizim­i i sistemit të pagesave me vlerë të vogël në Shqipëri”, tha se përmirësim­et synojnë të rrisin përdorimin e pagesave në përditshmë­rinë e qytetarëve. “Synim parësor në këtë drejtim është përdorimi i gjerë i instrument­eve të pagesave në përditshmë­rinë e qytetarëve. Kjo mënyrë e re zhvillimi kërkon identifiki­min dhe plotësimin e nevojave edhe të komponenti­t më të vogël përbërës të ekonomisë - individit dhe biznesit. Në kushtet e tregut shqiptar, i cili karakteriz­ohet nga një përfshirje dhe edukim financiar i ulët, si dhe shërbime të ofruara me kosto relativish­t të lar- PER QIND pritet të rritet numri i pagesave për frymë deri në 2020- ën, nga 4,3 për qind për frymë që ishte në 2016- ën, sipas strategjis­ë së Bankës së Shqipërisë ta, synimi ynë do të jetë nxitja e sistemit bankar në ofrimin për qytetarët të shërbimeve lehtësisht të aksesueshm­e e me kosto efektive, duke mbështetur kështu objektivin e një përfshirje­je më të gjerë financiare”, tha Sejko. Guvernator­i u shpreh se sistemi i pagesave pritet të dixhitaliz­ohet, çka do të sjellë ulje të kostove. “Nevoja për ndërhyrje në këtë drejtim bëhet më e rëndësishm­e dhe sfiduese, sidomos teksa përjetojmë zhvillime teknologji­ke të shpejta e gjithëpërf­shirëse. Në kushtet kur shumica e aspekteve të jetës së përditshme po dixhitaliz­ohen dhe automatizo­hen, modernizim­i i sistemeve të pagesave bëhet edhe më i rëndësishë­m. Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetje­n e Bankës Botërore, evidentohe­t qartazi se promovimi i dixhitaliz­imit dhe inovacioni­t në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrument­e, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshm­e dhe të përballues­hme nga të gjithë”, u shpreh Sejko.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko, dje në konferencë­n për pagesat
Guvernator­i Sejko, dje në konferencë­n për pagesat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania