Panorama (Albania)

Sheshi “Skënderbej”, hapësira më e mirë publike në Europë

-

MATURANTE morën pjesë në provimin e Gjuhës shqipe e Letërsisë. Ata që nuk rezultojnë kalues, kanë mundësi ta rijapin në sezonin e vjeshtës, në datën 30 gusht, duke pasur mundësi të bëhen pjesë e garës në universite­te, raundi i dytë

Sheshi “Skënderbej” është hapësira më e mirë publike urbane në Europë për këtë vit. Një vit nga krijimi i tij, ky është vlerësimi i dytë për sheshin, bërë nga qendra e kulturës bashkëkoho­re e Barcelonës dhe gjashtë institucio­net më të rëndësishm­e europiane të arkitektur­ës dhe dizajnit. Për kryebashki­akun, i cili ishte atje për të tërhequr çmimin, ky ishte kurorëzimi më i mirë i punës 3- vjeçare të drejtimit të Bashkisë. “Jam shumë krenar sot, për të gjithë qytetarët e Tiranës; nuk ka rëndësi si kemi votuar, çfarë opinionesh kemi, rëndësi ka që kur bëhemi bashkë, bëjmë mrekulli. Me sheshin ‘ Skënderbej’ kemi bërë një mrekulli, jo vetëm me realizimin, por se sa jetë, energji, sa gaz dhe sa dëshirë i japim asaj hapësire. Unë e di që në Shqipëri për çdo gjë ka debat: mos ma prek këtë, mos më prek atë, mos më prek liqenin, mos më prek pazarin, teatrin, sheshin! Siç po tregon historia, gjërat që preken dhe që modernizoh­en, në fakt, marrin çmime, vlerësohen, sjellin jetë, ekonomi, sjellin turizëm, ndaj ka ardhur koha që të ecim përpara”. Ky çmim, për Veliajn, është një tjetër provë që tregon se projektet e sulmuara do të kenë sukses, duke marrë vlerësim edhe përtej kufijve. “Çka vjen më pas, është Teatri i Tiranës. Dua t’i falënderoj nga zemra aktorët e arkitektët. Shumica dërrmuese janë shprehur: po, e duam një teatër të ri, por eja të negociojmë versionin më të mirë. Ky është një lajm fantastik. Mezi pres që ashtu si Tirana ka fituar këto çmime dhe po vlerësohet për të gjithë këto stoli të rilindjes urbane, ka ardhur koha që t’i japim Tiranës një teatër dinjitoz”. Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania