Panorama (Albania)

Bashkëjetu­esja: Mollë sherri isha bërë unë, s’më pranonin në shtëpi

-

DURRES - Bashkëjetu­esja e Hajri Nezirit ka deklaruar se sherrin e ka nisur vjehrra. Sipas saj, prindërit e Hajriut nuk e kishin pranuar kurrë si nusen e tyre, për arsye të ndryshme, ku njëra prej të cilave ishte edhe origjina e saj ( Puka). Dy të rinjtë kishin nisur të bashkëjeto­nin prej një viti në shtëpinë e prindërve të 28- vjeçarit. Vajza nga Puka studionte në Durrës dhe pikërisht në zonën pranë universite­tit ishte njohur dhe Hajriun. Por, pavarësish­t se dy të rinjtë kishin shprehur dëshirë për të hedhur hapa të mëtejshme në lidhjen e tyre, prindërit e 28- vjeçarit kanë hezituar. Këtë gjë e konfirmon dhe vetë 25- vjeçarja nga Puka. “Isha prezente në momentin e ngjarjes. Hajriu ishte duke parë futboll dhe nisi të debatonte me nënën e tij. Ajo i thoshte se sporti, sport të lë, po shiko të gjesh ndonjë punë. Duke marrë parasysh debatet e herëpasher­shme, ka mjaftuar kjo që debati të ndizej. Unë nuk ndërhyra, se thashë nënë e bir pajtohen prapë, kurse unë jam nuse dhe s’kam pse ndërhyj. Llaf pas llafi dhe ofendim pas ofendimi, situata u ndez. Hajriu u skuq nga inati dhe s’u përmbajt. Mori thikën e bukës dhe e qëlloi disa herë. Ndërkohë, ndërhyri edhe vjehrri. Hajriu e qëlloi edhe atë disa herë më thikë. Ata u shtrinë në tokë të mbuluar nga gjaku. Hajriu më tha shpejt vishu të ikim, se vjen policia. U nisëm menjëherë drejt Tiranës për t’u fshehur. Por gjatë rrugës reflektuam se nuk ishte rruga e duhur që të fshiheshim, por ishte më mirë të dorëzohesh­im në Polici. Kështu bëmë, shkuam në Spitalin ë Traumës pasi kishte pak gjakderdhj­e Hajriu dhe aty kërkuam të vinte policia. Kjo është sa i përket ngjarjes. Pastaj, krahas papunësisë së Hajriut, mollë sherri në familje isha bërë edhe unë. Ata nuk më pranuan kurrë si nuse, për arsye të origjinës sime nga Puka. Kjo situatë ishte permanente në familje dhe konfliktet ishin zinxhir njëri pas tjetrit”, ka deklaruar për Policinë e fejuara e 25- vjeçarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania