Panorama (Albania)

I riu vdiq në Komisariat, merren në hetim 3 policë

Enea Ftoj kishte shfaqur probleme gjatë 2 ditëve në Komisariat

- KORÇË/

Një ditë pasi ekspertiza përcaktoi se shkaku i vdekjes së e Enea Ftojt nuk kishte ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia, Prokuroria e Korçës duket se nuk ka lënë jashtë përgjegjës­isë policinë.

Pavarësish­t se vdekja sipas ekspertizë­s ka ardhur për shkaqe natyrore, Prokuroria akuzon efektivët e Komisariat­it të Korçës për mosdhënie ndihme ndaj 27- vjeçarit. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se edhe pas konkluzion­eve të ekspertizë­s mjeko- ligjore, hetimet po vijojnë. Tre efektivë të Policisë do të përballen në përfundim të procesit hetimor me akuzën për mosdhënien e ndihmës shëndetëso­re ndaj 27vjeçarit, i cili kishte paraqitur probleme shëndetëso­re. Sipas të dhënave, edhe pse Ftoj nuk ka vdekur nga dhuna, policia nuk mund të përjashtoh­et nga përgjegjës­ia penale për vdekjen e tij. Pjesë e dosjes hetimore, përveç aktit të ekspertimi­t, janë bërë edhe elemente të tjera, mes të cilave kamerat e sigurisë, regjistrat e kon- trollit, por edhe dëshmitë e dhëna nga vetë efektivët e komisariat­it. Tashmë organi i akuzës ka mundur të sigurojë prova që efektivët e policisë nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojt, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetëso­re gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambientet e komisariat­it. Sipas burimeve brenda grupit hetimor, policia ka shkelur rregullore­n e trajtimit të të shoqëruarv­e dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27- vjeçarit, i cili si- pas policisë u gjet i pajetë në dhomën e paraburgim­it ku po mbahej në pritje për t’u dërguar në gjykatë. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbullua­ra dhe pritet të vërë nën akuzë të paktën tre efektivë të Komisariat­it të Korçës. Enea Ftoj ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e Komisariat­it të Korçës, ku ishte shoqëruar pas arrestimit në flagrancë. Ai u kap nga Policia, pasi i kishte vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një gruaje, ndërkohë që dyshohej si autor i shumë vjedhjeve të tjera të të njëjtit mekanizëm. Ftoj gjithashtu njihej si përdorues droge.

 ??  ?? Viktima Enea Ftoj
Viktima Enea Ftoj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania