Panorama (Albania)

U kap me një dozë heroinë, detyrohet të nxjerrë shitësin

Redi Zeneli me precedent, kishte në banesë 26 doza heroinë

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Dy të rinj janë kapur në flagrancë nga Policia e Elbasanit me heroinë. Redi Zeneli kishte lënë takim me Marius Tabakun për shkëmbimin e dozës së drogës së fortë me paratë.

24- vjeçari Zeneli ishte në rolin e shitësit, ndërsa 27vjeçari Tabaku në rolin e blerësit dhe përdoruesi­t të heroinës. Forcat e policisë, në bazë të informacio­neve të siguruara, ndërhynë pasi Tabaku kishte marrë drogën. Gjatë kontrollit të këtij të fundit, specialist­ët e Hetimit të Narkotikëv­e i gjetën Marius Tabakut një dozë lënde drogë e llojit heroinë. Nga verifikime­t dhe marrja në pyetje e 27- vjeçarit, rezultoi se ai e kishte blerë drogën nga shtetasi Redi Zeneli. Me të mësuar këtë informacio­n, forcat e policisë ndaluan 24- vjeçarin Zeneli, si dhe ushtruan kontroll në banesën e tij. Nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “Syrja Dylgjeri”, rezultoi se janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, ( gjithsej 26 doza), një peshore elektronik­e dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike. Për forcat e policisë, 24- vjeçari Zeneli nuk është një emër i panjohur. Ai rezulton i dënuar më parë për veprën penale të ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”. Në maj të vitit 2013, kur ishte vetëm 21 vjeç, Redi Zeneli u arrestua bashkë me një tjetër të ri në kushtet e flagrancës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën 30 ( tridhjetë) doza lëndë narkotike e llojit heroinë. Ndaj tij tashmë rëndon e njëjta akuzë sërish, ndërsa 27- vjeçari Tabaku do të akuzohet për “Moskallëzi­m të krimit”. “Nga ana e specialist­ëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, dhe “Moskallëzi­mi i krimit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit. Në bazë të informacio­n- eve të marra nga specialist­ët e Hetimit të Narkotikëv­e, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë. Nga verifikime­t në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Heroina e sekuestrua­r në banesën e Redi Zenelit
Heroina e sekuestrua­r në banesën e Redi Zenelit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania