Panorama (Albania)

Gjykata e Tiranës lë në burg pa afat 5 grabitësit e kasafortav­e

-

Mbeten në qeli 5 të arrestuari­t për grabitjen e kasafortav­e të bizneseve. Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Tereza Lami, ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë, duke caktuar masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për të pestë të akuzuarit. Autorët e të paktën 20 grabitjeve në Tiranë dhe disa qytete të vendit, që u arrestuan të hënën gjatë operacioni­t “Kasaforta”, u zbuluan përmes pajisjes GPS të një automjeti që kishin marrë me qira. Përmes gjurmimit, Policia e Tiranës arriti të parandalon­te grabitjen e radhës, që ishte planifikua­r të realizohej nga 5 anëtarët e grupit në zonën e Qytetit të Nxënësve. Madje, gjatë operacioni­t për arrestimin e tyre, autorët nxorën armët duke kundërshtu­ar forcat e Policisë, megjithatë u arrit të neutralizo­heshin. Në automjetin që po gjurmohej nga Policia u gjet karta e identiteti­t të ishpolicit, Engrid Hënaj, që ishte liruar para pak ditësh nga burgu. Megjithatë, vetë ish- polici ka pretenduar se nuk ka lidhje me grupin e grabitësve, por kartën e tij të identiteti­t ia kishte dhënë një shokut të tij për të marrë një makinë me qira, pasi ai i kishte thënë se nuk e merrte dot me emrin e vet. Disa ditë më parë, gazeta “Panorama” botoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish- inspektor të Policisë së Shtetit, pasi kishte ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ish- efektivi i “Shqiponjav­e”, Engrid Hënaj, ishte shpallur fajtor për “shpër- dorim detyre”, pasi kishte ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacioni­t “Summer 2017”, Fatjon Lila. Pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me Komisariat­et dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë finalizoi operacioni­n policor të koduar “Kasaforta”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona, mes të cilëve edhe një ish- punonjës policie, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për “shpërdorim detyre”. Të arrestuari­t janë: Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Valmend Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje; Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; ish- polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania