Panorama (Albania)

Takimi Trump- Putin pritet në korrik

Kreu i Ushtrisë Britanike: Rusia po përgatit trupat për luftë

-

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin po planifikoj­në të takohen rreth kohës, që Trump do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për samitin e NATO- s, në mes të korrikut, sipas dy burimeve diplomatik­e të CNN. Një zyrtar diplomatik tha për CNN se administra­ta e Trump dëshiron takimin në Uashington, por Moska ka këmbëngulu­r në terren neutral, e vendi i takimit mund të jetë Vjena. Zyrtarët amerikanë shpresojnë që takimi mes Trump dhe Putin do të zhvillohet ose përpara takimit të nivelit të lartë të NATO- s në Bruksel më 11 korrik, ose pas vizitës së Trump në Britani. Lajmi ka ngritur shqetësime rreth angazhimit të Trump në NATO dhe vizitës së tij në Britani të Madhe. Vizita po ndodh ndërkohë që kreu i Ushtrisë Britanike, Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm, Mark Carleton- Smith, paralajmër­oi se Pu- tin po përgatit forcat e tij për luftë. Në fjalimin e tij të parë që kur u bë kreu i Ushtrisë këtë javë, Gen Carleton- Smith foli për “kërcënimit ekzistenci­al” nga Rusia. Sipas tij, “Rusia sot nuk është pushtet me status quo, por është një regjim me synime që përputhen me një arsenal të rritur të armëve që qëllojnë në saktësi në distanca të gjata”, ka shkru- ar “Daily Mirror”. Duke përmendur fushatën e fundit ushtarake të Rusisë, si dhe sulmin me agjent nervor ndaj ish- spiunit rus, Sergei Skripal në Salisbury, Gjenerali Carleton- Smith tha se “mungesa e respektit për dobësinë... nuk ka ndryshuar asnjë grimë”. Ndërkohë, edhe ministri i Forcave të Armatosura, Mark Lancaster, këmbënguli që Putin ishte duke u përgatitur për konflikt dhe kujtoi edhe përdorimin e luftës kibernetik­e nga Rusia. Trump e ka vlerësuar gjithnjë Presidenti­n rus si burrështet­as të zotin. Takimi me të, po ndodh në një kohë kur hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe ekipin e fushatës së Trump janë thelluar dhe janë ngritur akuzat e para.

 ??  ?? Trump dhe Putin
Trump dhe Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania