Panorama (Albania)

Merkel e Macron miratojnë buxhetin e “fundit të BE- së”

Reagon Polonia: De facto, eurozona po shkëputet nga BE

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emannuel Macron, arritën një marrëveshj­e për të akorduar një buxhet për eurozonën, me qëllim që të rritin konkurrenc­ën ekonomike.

Konservato­rët gjermanë thanë se nuk do ta mbështesni­n marrëveshj­en, pasi nuk ishin informuar në kohën e duhur mbi të dhe dinin shumë pak. Por ministri i Financave në Gjermani, Olaf Scholz, doli në favor të kësaj marrëveshj­eje, duke e cilësuar si të duhurën për t’u bërë në këto momente. “Ne aktualisht jemi në një udhëkryq dhe me këtë marrëveshj­e, palët vendosin të zbresin në rrugën që quhet Bashkimi Europian”, deklaroi Scholz. Ai mbështeti gjithashtu një propozim për të krijuar një sistem të sigurimit të papunësisë në mbarë Europën, pasi kjo do të bënte eurozonën më të qëndrueshm­e ndaj goditjeve ekonomike. Por, marrëveshj­a për eurozonën nuk është pritur mirë nga vende të tjera të Bashkimit Europian. Polonia ka paralajmër­uar se buxheti i eurozonës i propozuar nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel mund të përcaktojë fundin e BE- së. Buxheti i propozuar nga Macron dhe i mbështetur nga Kancelarja gjermane ka strukturën e vet qeverisëse, për të forcuar bllokun monetar prej 19 anëtarësh. Presidenti francez tha se shpresonte që Parisi dhe Berlini të mund ta shihnin planin të jetësuar deri në vitin 2021. Por Krzysztof Szczerski, shefi i stafit të Presidenti­t të Polonisë, Andrzej Duda, këmbënguli që një skemë e tillë mund të përcak- tojë fundin e BE- së, nëse heq burimet nga buxheti i përbashkët i të gjithë anëtarëve. Sipas tij, “nëse shtetet e eurozonës vendosin të shpenzojnë para shtesë për këtë buxhet, atëherë kjo është çështje e tyre e brendshme, por nëse do të krijohej në kurriz të kontribute­ve të tyre në buxhetin e përgjithsh­ëm ( të BE- së) atëherë ky do të ishte fundi i BE- së”. Szczerski tha për agjencinë polake të lajmeve PAP se, “Kjo do të thotë de facto se eurozona po shkëputet dhe se dëshiron të veprojë jashtë kuadrit të përgjithsh­ëm të BE”. Ai paralajmër­oi gjithashtu për pabarazitë e thella që mund të ndodhnin nëse buxheti i propozuar i eurozonës do të miratohej së bashku me projekt- buxhetin e Komisionit Europian pas Brexit, për periudhën 2021- 2027.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania