Panorama (Albania)

Plani për referendum­in, Zaev dhe Ahmeti me fushatë të përbashkët

-

Pas ratifikimi­t në Parlamenti­n maqedonas të marrëveshj­es me qeverinë greke për ndryshimin e emrit të republikës nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, qeveria e Zoran Zaev po përgatitet për një referendum, i cili do të mbahet brenda këtij viti. Qytetarët do të thonë fjalën e tyre mbi paktin që i dha fund një konflikti 27- vjeçar mes dy vendeve dhe që ka bllokuar prej shumë vitesh aspiratat e Maqedonisë për t’u anëtarësua­r në NATO dhe BE, për shkak të vetos greke. Drejtues të BE- së dhe të NATO- s janë shprehur se pas kompromisi­t dhe pas përfundimi­t të kësaj çështjeje edhe në karta zyrtare, rruga e Maqedonisë drejt dy unioneve do të jetë shumë e shpejtë. Ftesa për në NATO mund të jepet që në takimin e 11- 12 korrikut. Lëvizjet do të bëhen kur Kuvendi i Greqisë të ratifikojë marrëveshj­en dhe Greqia të nisë shkresat zyrtare për emrin e ri të Maqedonisë dhe të japë OK për heqjen e bllokadës. Dy partnerët më të mëdhenj në qeverinë maqedonase, Zoran Zaev për LSDM dhe Ali Ahmeti për BDI- në, kanë në plan të bëjnë fushatë të madhe të përbashkët nga koalicioni për Maqedoni euroatlant­ike, për referendum­in e emrit në vjeshtë. Propozimi i Zaev dhe Ahmetit do të vendoset në tavolinë para partnerëve të koalicioni­t, partitë e bllokut shqiptar dhe sektorit qytetarë. Ideja është që të gjitha forcat shoqërore që janë për të ardhmen europiane të bashkohen dhe të nxisin fushatën e referendum­it. Nëse këtë e pranojnë partnerët e koalicioni­t të Zaevit dhe Ahmetit, si dhe disa nga partitë opozitare kjo do të thoshte se me fushatë të përbashkët me një shtab të përbashkët për referendum të suksesshëm do të lobojnë partitë e Menduh Thaçit, Afrim Gashit, Bilall Kasamit, Ziadin Selës dhe partitë më të vogla etnike si dhe shoqata qytetare. Kjo nënkupton se për herë të parë në Maqedoninë pluraliste do të zhvillohej fushatë e përkrahur nga partitë e majta, të djathta, të qendrës, partitë qeveritare dhe opozitare si dhe partitë e bashkësive më të vogla etnike për referendum të suksesshëm.

 ??  ?? Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania