Panorama (Albania)

Tite: Nuk kërkojmë ndere nga VAR- i, por drejtësi

“Nejmari është individual­ist, nuk kam nevojë ta qortoj”

-

As dramë, as psikodramë. Brazili i Tites diferencoh­et nga të tjerët, ndoshta edhe për shkak të qetësisë që trajneri ka ditur të përcjellë te grupi.

Pas tensioneve dhe presioneve të jashtëzako­nshme ndaj skuadrës gjatë Botërorit të luajtur në shtëpi, Brazili prezantohe­t me një tjetër shpirt: jo vetëm skuadra, por edhe publiku që arriti ta tresë barazimin kundër Zvicrës me maturinë e atij, që është e sigurt se do të bëjë një rrugëtim të gjatë. Me Nejmarin, sigurisht. “Kundër Kosta Rikës do të luajë, sepse është mirë. Kishte nevojë për ndonjë ndeshje për t’u rikthyer në formë, duke parë se mungoi për tre muaj”, tha trajneri në konferencë­n për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarit, i cili e pyeste nëse ishte e vërtetë që e kishte qortuar Nejmarin për egoizmin e tij të tepruar kundër zviceranëv­e. “Informacio­net e tua nuk janë të vërteta. Nuk më pëlqen ta personaliz­oj, por nuk kam pasur aspak nevojë që ta kritikoj Nejmarin. Ai kështu është, i pëlqen të driblojë. Çfarë të keqe ka?”. Për të kthyer normalitet­in në grup do të duhen tri pikët dhe Tite është i vetëdijshë­m për këtë: “Duhet të mbrojmë mirë, ash- tu siç bëmë ndaj Zvicrës, por të sulmojmë më mirë. Ndeshja është vendimtare, duke parë se kemi barazuar të parën. Por jemi të qetë”.

VAR- i – Në lidhje me protestat e “Seleçaos” për VARin dhe mosfunksio­nimin e tij te goli i barazimit të Zvicrës, Tite kërkon që kjo temë të mbyllet njëherë e përgjithmo­në: “Unë kam thënë gjithçka që duhej thënë për këtë temë. Nuk kërkoj asnjë favorizim. Vetëm kërkoj drejtësi. Unë dua që të ulem këtu pas ndeshjes dhe të flas për fitoren, barazimin apo humbjen, për atë që ka ndodhur në fushë. Kjo është e vetmja gjë që kërkoj”.

Atmosfera – Në fund, profesori injekton një tjetër dozë qetësie në kampin e tij: “Atmosfera në skuadër nuk ka ndryshuar. Është po aq e fortë sa në fillim. Grupi e di se sa i vështirë është një Botëror. Disa më shumë se të tjerët, sepse kanë luajtur më parë në një Kupë Bote. Por të gjithë e dinë se është një turne shumë i vështirë me njërën ndeshje pas tjetrës, pak orë për t’u riaftësuar dhe udhëtime. Grupi është shumë mirë. E ka kuptuar atë që ndodhi në debutim. E dinin që kishin shansin për ta fituar ndeshjen dhe e dinë se duhet ta bëjnë këtë nga tani e tutje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania