Panorama (Albania)

Fondi 7 milionë USD, 1147 pronarët që kompensohe­n

Qeveria vendos kompensimi­n e 1147 pronarëve. Emrat zyrtarë që marrin shtatë milionë USD në të gjithë vendin. Dokumentet që duhen

- TIRANE

Qeveria ka miratuar kompensimi­n e ri për pronarët, që marrin paratë nga tokat e zëna nga ndërtimet pa leje. Gazeta boton sot emrat e 1147 përfituesv­e në të gjithë vendin.

Në total do të kompensohe­n 43,965 m ² tokë e zënë dhe pronarët do të marrin 731 milionë lekë, ose rreth 7 milionë USD. Në vendimin e qeverisë përcaktohe­n edhe qytetet ku janë pronarët përfitues: “Kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale, në drejtoritë e ALUIZNI- t: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Kamzë Vorë, Elbasan, Durrës, Fshatra Turistikë dhe Shkodër”. Pas miratimit të vendimit nga qeveria, është Agjencia e Pronave ajo që do të hapë procedurat e aplikimit për të marrë paratë.

Dokumentet që duhen

Subjekti kërkues ( subjekti përfitues/ trashëgimt­ari ligjor/ përfaqësue­si me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentac­ionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën për kompensimi­n e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicio­n nga ATP;

2. Dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil;

3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompen- sim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. ( Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2.000 ( dymijë) lekë, pavarësish­t se i përket së njëjtës pasuri të paluajtshm­e);

4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar;

5. Fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit;

6. Mandatpage­sën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2.000 ( dymijë) lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania