Panorama (Albania)

Holanda voton kundër Shqipërisë, Xhafaj merr mbështetje në Gjermani për hapjen e negociatav­e

OPOZITA BLLOKON PARLAMENTI­N, BASHA: NEGOCIATAT DO HAPEN ME KUSHTE, RAMA OFRON PAZAR PER 600 MIJE SIRIANE

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi dje në Parlament se vendit tonë për shkak të korrupsion­it të lartë negociatat do t’i hapen me një sërë kushtesh, por dhe me një mekanizëm kontrolli të shtuar.

Gjatë fjalës në Kuvend, Basha tha se ky është lajm i keq për shqiptarët dhe shkaktar për këtë është Edi Ramd dhe qeveria e tij. “Është verdikti gjerman tashmë, jo dhe vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht dhe vetëm i Johan David Vadeful- it, as thjesht dhe vetëm i kristiande­mokratëve, por i qeverisë gjermane, i maxhorancë­s gjermane, konservato­rë e socialistë së bashku, se Edi Rama ka gënjyer. Se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat. Se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatav­e. Në këtë rezolutë, e cila do të bëhet zyrtare, javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht dhe vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshm­ërinë totale ndaj çdo raportimi të bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucio­nale të blera e të korruptuar­a nga ai.

AKUZA “Kjo është një ngjarje dramatike për Shqipërinë”, është shprehur kreu i PD- së. Ai ka thënë në Parlament se vendimi i Gjermanisë do të ishte me i rëndë për Shqipërinë, në rast se nuk do të kishte negociuar edhe Partia Demokratik­e. Por kjo fjali e kreut të PD- së ka ngjallur të qeshura në sallën e Parlamenti­t, veçanërish­t të kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla. Por Basha i është përgjigjur me një akuzë ndaj Ballës se ka porositur një makinë në Gjermani dhe brenda saj janë gjetur 1.5 milionë euro, para droge. “Ta kanë zbuluar ‘ Tojotën’, o zgërdhimta­r, bashkë me 1.5 milionë euro të drogës brenda”, iu përgjigj Basha, Taulant Ballës. Më tej kreu i PD- së ka sqaruar qëndrimin e mbajtur me përfaqësue­sit ndërkombët­arë. “Është ky qëndrim i yni, i cili të paktën ka çuar në një formulim të tillë, ku Shqipërisë nuk i thuhet një jo e prerë, por derisa të plotësohen kushtet: Derisa Saimir Tahiri të jetë aty ku e kanë vendin trafikantë­t e lidhur me drogën; derisa Shqipëria të mos ketë një ministër tjetër të Brendshëm, i cili harxhon gjithë ditën e tij duke mbrojtur vëllain e tij trafikant të dënuar droge dhe kokën e krimit të organizuar në Vlorë. Derisa qeveria t’i kthehet njerëzve, derisa të kemi një bashkëqeve­risje me qytetarët dhe jo një bashkëqeve­risje me krimin dhe oligarkët”, ka thënë ai.

AZILANTËT Më tej, Basha akuzoi Edi Ramën se po tenton të bëjë “pazar” me vendet e BE- së për të strehuar në Shqipëri 600 mijë refugjatët sirianë. “Ky tani ofron pazar që të marrë 600 mijë sirianë. 500 mijë shqiptarë i çoi refugjatë, por është gati të marrë 600 mijë sirianë. Kjo është fantazma që sillet tani nëpër Europë.

Sillet vërdallë dhe lutet që Shqipëria të bëhet kazani i plehrave të botës. Armët kimike, sillini në Shqipëri. Mbetjet dhe plehrat, sillini në Shqipëri. ISIS- in silleni në Shqipëri. Dhe tani është vetofruar për 600 mijë refugjatë sirianë. E bën me shpresën se do të blejë prapë heshtjen e Europës me refugjatë. Harroje, se koha jote ku blen heshtjen e Europës, ka marrë fund!”, ka thënë ai.

 ??  ?? DJE, GJATE DEBATIT NE PARLAMENT ( MAJTAS) MINISTRI XHAFAJ ME HOMOLOGUN GJERMAN, HORST SEEHOFER
DJE, GJATE DEBATIT NE PARLAMENT ( MAJTAS) MINISTRI XHAFAJ ME HOMOLOGUN GJERMAN, HORST SEEHOFER
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania