Panorama (Albania)

Skandaloze, nëse BE nuk i hap negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

- AGUSTIN PALOKAJ

Nëse tash e tetë vjet ka ekzistuar vetëm një kusht, të cilin Maqedonia nuk e kishte përmbushur për të nisur negociatat e anëtarësim­it në BE, ai për zgjidhjen e çështjes së emrit, do të ishte skandaloz sikur tash BE të mos merrte vendimin javën që vjen për të nisur negociatat. Në këtë mënyrë, BE do të ndihmojë forcat që duan destabiliz­imin e Maqedonisë dhe rajonit. Por BE ka befasuar aq shpesh duke ngurruar të marrë vendime të nevojshme saqë mund të ndodhë një gjë e tillë përsëri.

Në procesin e zgjerimit të BE- së, tash e sa vjet dëgjohet se parimi i Bashkimit Europian është qasja “strikt dhe fer”. Me këtë mendohet se BE do të insistojë në mënyrë strikte që të gjitha kriteret dhe kushtet e kërkuara të përmbushen, por edhe se kur vendet kandidate të përmbushin këto kushte, atëherë BE do të jetë korrekte dhe do të lëvizë duke përmbushur premtimet e saj.

Por tash duket se pjesa “strikte” në qasje ka mbetur, ndërsa ajo “fer” është zbehur. Në rastin e Kosovës kemi parë se BE nuk ka qenë “fer” në procesin e liberalizi­mit të vizave. Ka bërë çmos që Kosova të ketë kushte më të vështira sesa vendet e tjera dhe kur Kosova i është afruar përmbushje­s së kushteve, ka zvarritur procesin duke u bazuar në nevojën që të bëhen verifikime të reja. Për shembull, kemi edhe ratifikimi­n e Marrëveshj­es së Demarkacio­nit të kufirit me Malin e Zi, për të cilën ishte krijuar përshtypja se është kushti i fundit që Kosovës t’i hiqen vizat. Por tashmë kanë kaluar tre muaj qëkur kjo u bë dhe BE- ja nuk ka lëvizur fare në përmbushje­n e premtimeve të saj. Dhe në këtë mënyrë është bërë pothuajse e pamundur që liberalizi­mi i vizave për Kosovën të ndodhë para fundit të këtij viti, ndërsa edhe fillimi i vitit që vjen po bëhet gjithnjë e më pak i besueshëm, nëse BE vazhdon me sjelljen e tillë.

Tash, sfidë mund të jetë edhe vendimi i Këshillit Europian për të nisur negociatat e anëtarësim­it me Maqedoninë dhe Shqipërinë, dy vende kandidate, të cilat, sipas vlerësimit të Komisionit Europian, i kanë përmbushur kushtet dhe Komisioni, si institucio­n i BE- së që ka kompetenca për të vlerësuar përmbushje­n e kritereve, ka rekomandua­r nisjen e negociatav­e. Por duket se ende nuk ka pajtim të plotë mes shteteve anëtare të BE- së që kjo të ndodhë. Konsultime­t në grupet punuese të Këshillit të BE- së, ku përfaqësoh­en shtetet anëtare janë në vazhdim e sipër dhe deri në momentin e fundit nuk do të dihet nëse ka apo jo konsensus të plotë që të vendoset për nisjen e negociatav­e me Maqedoninë. Për Shqipërinë, tashmë duket se nuk ekziston konsensus, por në rast se vendoset për Maqedoninë, atëherë do të mundë të përfitonte edhe Shqipëria nga kjo atmosferë pozitive. Në këtë moment ndër shtetet që nuk janë të gatshme për një vendim pozitiv për Shqipërinë janë Franca, Holanda dhe Danimarka, ndërkohë që Belgjika, Luksemburg­u dhe Gjermania nuk shprehen kundër, por janë skeptike.

Presidenca bullgare e BE- së ka përgatitur draftin e konkluzion­eve që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithsh­me të BE- së në niv- el të ministrave. Në to kanë propozuar që të vendoset për të nisur negociatat e anëtarësim­it edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, me kusht që një gjë e tillë tri ditë më vonë të konfirmohe­t edhe nga shefat e shteteve apo qeverive të BE- së në Bruksel. Por edhe pse një formulim i tillë i konkluzion­eve është draftuar, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë. Deri në momentin e fundit do të vazhdojë beteja.

Nëse tash e tetë vjet ka ekzistuar vetëm një kusht, të cilin Maqedonia nuk e kishte përmbushur për të nisur negociatat e anëtarësim­it në BE, ai për zgjidhjen e çështjes së emrit, do të ishte skandaloze sikur tash BE të mos marrë vendimin javën që vjen për të nisur negociatat. Në këtë mënyrë, BE do të ndihmojë forcat që duan destabiliz­imin e Maqedonisë dhe rajonit. Por BE ka befasuar aq shpesh duke ngurruar të marrë vendime të nevojshme saqë mund të ndodhë një gjë e tillë përsëri.

Maqedonia në fillim të viteve nëntëdhjet­ë dhe në fillim të këtij shekulli ka qenë shumë para shteteve tjera të rajonit. Madje, ka qenë edhe para Kroacisë. Tash Kroacia është anëtare e plotë e BE- së për 5 vjet, Mali i Zi është duke negociuar anëtarësim­in dhe po ashtu edhe Serbia. Maqedonia ka ngecur më së shumti për shkak të çështjes së pazgjidhur të emrit për çfarë ka problem me Greqinë, e cila bllokon vendimin në Këshill. E njëjta gjë ndodh edhe rreth anëtarësim­it në NATO. Kjo ka ndikuar që edhe brenda në Maqedoni gjërat të shkojnë mbrapsht dhe në këtë sh- tet të ketë ecje prapa në disa çështje. Ka pasur edhe acarime të raporteve ndëretnike.

Edhe tash, pas zgjedhjeve të fundit, Maqedonia ka nisur të ecë përsëri në rrugën e duhur. Më në fund, pas shumë vjetësh, është arritur edhe pajtimi për çështjen e emrit, sipas të cilit shteti do të quhet Republika Veriore e Maqedonisë. Kjo është një zgjidhje kompromisi, që nuk kënaq në tërësi asnjërën palë. Por alternativ­a do të ishte që të dyja shtetet të mbeten në pozitat e tyre pa lëvizur e Maqedonia do ta paguante çmimin, pasi për Greqinë nuk do të kishte pasoja.

Nuk ka dyshim se BE ka të drejtë kur thotë se zgjidhja e mospajtime­ve mes shteteve të rajonit duhet të jetë kusht për lëvizjen drejt BE- së, por nëse dëshiron që vërtet mesazhet e tilla të kuptohen pozitivish­t, atëherë edhe BE duhet të lëvizë.

Tash ekziston pritja që NATO, pas një muaji në samitin e Brukselit, të rikonfirmo­jë thirrjen për anëtarësim­in e Maqedonisë në NATO. Një ftesë e tillë me kusht i ishte dhënë që në samitin e Bukureshti­t në vitin 2008, por ky premtim nuk u realizua për shkak të problemit me Greqinë rreth emrit. Tash NATO do të mundë të përmbyllte këtë dhe ta anëtarësoj­ë Maqedoninë si vendin e 30- të anëtar. Me këtë, NATO do t’ia bëjë një shërbim të madh stabilitet­it të rajonit, sidomos në kohën kur edhe në Maqedoni Rusia tenton të rrisë ndikimin e vet dhe të inkurajojë forcat që janë antiperënd­imore. E mungesa e thirrjes për NATO dhe mungesa e vendimit për nisjen e negociatav­e me BEnë do të shkonte në shërbim të këtyre forcave po ashtu. Prandaj, BE ka një javë për të evituar një gabim të tillë përndryshe do ta rrezikojë edhe zbatimin e marrëveshj­es mes Shkupit dhe Athinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania