Panorama (Albania)

Marku e Gjekmarkaj në protestë: Shteti të shpallë falimentin nëse s’ka para për Teatrin

ANALISTET U BASHKOHEN ARTISTEVE DHE QYTETAREVE KUNDER SHEMBJES

-

“Teatri është çështje e të gjithëve”. Të kësaj ideje ishin të gjithë të pranishmit dje në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Artistë, qytetarë ishin sërish aty, për të ndjekur jo më kampionati­n e futbollit, por “kampionati­n” e tyre: ndeshjen me pushtetin. Protestës së djeshme iu shtuan edhe disa analistë, të cilët përgjatë gjithë kësaj kohe kanë mbështetur me analizat e tyre, kryesisht në gazetën “Panorama”, kauzën për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj u rreshtuan në këtë protestë, siç do të shpreheshi­n ata, jo për të mbështetur artistët, por për të “shpëtuar” veten, sepse përpara se të jetë një protestë e artistëve, ajo duhet të jetë e qytetarëve. Ashtu si teatri përbën thelbin e qytetërimi­t.

APELI I GJEKMARKAJ­T

“Është absurde që jemi këtu për të mbrojtur teatrin dhe jo për të parë një shfaqje. Këtë gjendje absurdi na e ka dhënë qeveria jonë. Nëse do të ndodhë shembja e kësaj godine, është një nga aktet më skandaloze. Skandaloze do të ishte edhe nëse është një provokim banal i politikës. Është një nga ato rastet kur qeveria do të mbulojë ngjarje të tjera në politikë, integrim. Nuk do të ishte edhe aq keq gjithsesi. Por edhe mund të duan ta shembin dhe kjo është goditje e rëndë për komuniteti­n e artistëve dhe të gjithë ne”, tha Agron Gjekmarkaj. Sipas tij, kjo është një kauzë qytetare dhe sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këto takime, aq më shumë shtohet mundësia që qeveria të zmbrapset. “E kam të vështirë ta konceptoj se si Rama, Kumbaro e Veliaj kanë ndërtuar një trekëndësh Bermude të pazakontë, duke iu kundërvënë gjërave më simbolike që ka një vend si Teatri Kombëtar”, tha Gjekmarkaj, duke shprehur zhgënjimin për pozicionin e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila sipas tij ka dalë kundër interesave të artistëve, pro shembjes së teatrit, pro ndërtimit të kullave. “Nëse ky teatër shembet dhe kullat ngrihen, këtu është kryer një përdhunim publik”. Ai u bëri thirrje të pranishmëv­e të tregohen të kujdesshëm, sidomos ndaj ndonjë shkëndije elektrike, siç ka ndodhur me shumë shtëpi qytetare tiranase, në vend të të cilave janë ngritur pallate shumëkatës­he. “Të jetë e vjetër, është e bukur dhe e dobishme dhe duhet mbrojtur si e tillë”, tha Gjekmarkaj.

MARKU

Mark Marku u shpreh se të gjithë duhet të jenë aty për të ruajtur dinjitetin e vet dhe jo atë të artistëve. “Jam këtu për të marrë pjesë. Mua më dhimbset vetja, jo artistët. Artistëve mund t’u prishet vendi i punës dhe i çojnë te “Turbina”, kurse unë si qytetar humb më shumë se artistët, ndaj nuk jemi këtu për të mbrojtur artistët, por veten, që të mos ndihemi të fyer. Kemi përgjegjës­i qytetare, intelektua­le”. Sipas tij, nuk duhet të zhvillohet asnjë diskutim teknik për projektin që ndërton privati. “Nëse shteti nuk ka para për një teatër, të shpallë falimentin”, tha Marku.

ME SYRIN E NJË KLOUNI

Aktori Neritan Liçaj i bashkoi protestës edhe një pjesë nga monodrama “Me syrin e një klouni” të Hajnrih Bwl, përkthyer nga Ardian Klosi, që sipas tij, nëse do të jetonte, do të ndodhej aty. “Do të doja t’i drejtohesh­a timonierit, që me shumë gjasë është frymëzuar nga dacibaot dhe një tjetër timonier, Mao ce Duni, apo nga botimet e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste. Një ditë një miku im më tha: ‘ hë mo ca bëni aty, bëni gallatë’. Atëherë e mora dhe e solla një ditë në skenë dhe më tha: Uau, qenka si gojë luani! Ndaj i them timonierit: Mos iu afro gojës së luanit, se nuk i dihet! Ajo kaikja “Drejtimi i duhur”, po shkon në drejtim të paditur dhe do përmbytet fare. Gjithë Shqipëria po turfullon, një nga ata jam dhe unë. Shumë herë janë matur shqiptarët t’i shkojnë te Kryeminist­ria. Ndonjë ditë do t’i shkojnë atje dhe do ta dëbojnë, jo me 1 milion shuplaka, por me nja 3 milionë shkelma. Prandaj, t’i heqë mjegullat nga truri nga pluhurat ideologjik­ë që merr dhe drejton dhe t’i bëjë gjërat si duhen. Teatri Kombëtar është gjithë Shqipëria, jo vetëm Tirana, por Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria. Është i të gjithëve dhe u bëj thirrje gjithë rilindësve: ulni armët, tërhiquni dhe përpiquni ta ndërtoni ju këtë Teatër Kombëtar, siç do populli, jo si doni ju”.

 ??  ?? Marku e Gjekmarkaj, dje në protestë
Marku e Gjekmarkaj, dje në protestë
 ??  ?? Neritan Liçaj, dje në protestë
Neritan Liçaj, dje në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania