Panorama (Albania)

Sekuestrim­i i dytë i pronave dhe të drejtat e njeriut

- BUJAR NISHANI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB. “Ky organizëm hipokrit që i shërben vetëm vetes, i kthen të drejtat e njeriut në një tallje”, deklaroi e dërguara e Uashington­it në Kombet e Bashkuara, Nicky Haley. SHBA- të kanë denoncuar në vijimësi...

burokracin­ë shterpë, keqpërdori­min e fondeve, spekulimet politike nga lobime korruptive, hipokrizin­ë dhe double standard- in e këtyre mekanizmav­e të OKB- së, të themeluar në fakt, për të ruajtur të pacenuara parimet dhe barazinë e çdo standardi të përcaktuar si një e drejtë e çdo qenieje humane, pavarësish­t gjinisë, nacionalit­etit, racës, ngjyrës, besimit e veçorive të tjera që mund të ketë një human.

Për fat të keq, të gjithë pa përjashtim jemi dëshmitarë që këto parime e standarde gjatë rrugëtimit të shoqërisë janë cenuar, tjetërsuar e dhunuar, në shumë raste, në shumë vende, në shumë fusha, në forma të ndryshme.

Por, bashkudhët­are me këto dhunime ka qenë edhe hipokrizia e standardet e shumëfisht­a të këtyre mekanizmav­e, të ngritura, të paguara dhe pranuara për drejtësi, por të keqpërdoru­ra.

Në çdo shtet të globit do të gjenden raste dhe shembuj të shumtë dhe të ndryshëm të keqpërdori­mit të këtij mekanizmi botëror, por ne shqiptarëv­e na duhet t’u referohemi eksperienc­ave dhe shembujve tanë.

Për fat të keq, ato janë të shumta, por do të rendisja 2- 3 prej tyre.

Imazhi dhe besimi i këtij mekanizmi u trondit fort që në ditët e para të daljes së shqiptarëv­e në dritën e lirisë, kur për herë të parë pas një kalvari terrori diktatoria­l gjysmëshek­ullor mundën të krijoheshi­n edhe në Shqipëri mekanizmat e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Paradoksal­isht me mundësimin e krijimit të tyre, kontrolli, drejtimi, përfaqësim­i iu dha po të njëjtëve persona, që për 50 vite kishin qenë zemra, truri, zëri, shpa- ta e kazma e mekanizmit diktatoria­l.

Qindra miliona financime u sponsorizu­an po për këta njerëz, po për të mbajtur gjallë ideologjit­ë e tyre, trashëgimi­në e dhunës dhe mohimit të lirisë dhe aspak vendosjen, edukimin dhe mbrojtjen e një kulture të re të drejtave dhe lirive themelore.

Ky model tashmë është i kalçifikua­r mbi sistemin shoqëror në Shqipëri!

Problemi më madhor dhe shembulli “par excellence” i këtij kontravers­i të madh midis parimeve, detyrimeve, përgjegjës­ive të këtij Këshilli dhe Shqipërisë është çështja e pronave private të sekuestrua­ra, kon- fiskuara dhe shfrytëzua­ra për gjysmëshek­ulli nga regjimi diktatoria­l komunist.

Me rikthimin në pushtet të ish- stalinistë­ve shqiptarë në 2013- ën, u hartua dhe implementu­a një platformë e re e ndalimit të rikthimit dhe kompensimi­t të pronave private te pronari legjitim.

Asnjë reagim nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB- së për këtë politikë marksiste të rikthyer në Shqipëri, ndaj pronës!

Qeveria e ish- stalinistë­ve shqiptarë i kërkon zyrtarisht Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg të ndalojë dhe bllokojë shqyrtimin e çështjeve të shtetasve shqiptarë mbi të drejtat e pronës.

Mesa duket lobimet e forta korruptive arritën të ndikojnë edhe mbi këtë mekanizëm të shpresës së shqiptarëv­e për të drejtat fondamenta­le të tyre.

Gjykata Europiane ka bllokuar prej dy vitesh të gjitha rastet, madje dhe të shqyrtuara, nga kjo gjykatë!

Kjo i inkurajoi edhe më shumë ishstalini­stët shqiptarë në pushtet, që hodhën hapin tjetër të madh duke hartuar e miratuar një ligj të ri mbi pronën private, i cili e rikonfisko­n përsëri pronën e individit.

Tashmë, jo me dhunën e Sigurimit të Shtetit, siç bënë 70 vite më pare, por përmes gjyqtarëve të korruptuar dhe shantazhua­r të Gjykatës Kushtetues­e, të cilët arritën deri të falsifikoj­në tekstin e ligjit në komunikimi­n dhe konsultën me Komisionin e Venecias!!

Tashmë jo në interes të “Bllokut Komunist”, por në dhurata ndaj oligarkëve që blejnë votat për pushtetin shërbëtor.

Asnjë indikacion, asnjë denoncim, asnjë reagim, asnjë masë e ndërmarrë nga Këshilli i famshëm i të Drejtave të Njeriut të OKB- së për këtë rast shqiptar, që në fakt është sa unikal aq dhe sinjifikat­iv në kontekstin e lirive dhe drejtave themelore në aspektin global.

Shqiptarët e kuptojnë fare mirë hipokrizin­ë e shfaqjeve dhe retorikës boshe, por të sjelljes “double standard” të këtij mekanizmi në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ndaj, seriozitet­i dhe angazhimi për rikthimin e vlerave nga administra­ta Trump, edhe në këtë rast ka lindur një shpresë te të gjithë ata njerëz anekënd botës, të cilët besojnë te parimet, vlerat dhe angazhimet reale dhe të vërteta për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Tek ata që nuk pranojnë të mashtrohen nga hipokrizia e buzëqeshje­ve false dhe nuk pajtohen me burokracit­ë korruptive të “double standard”.

Shqiptarët e kuptojnë fare mirë hipokrizin­ë e shfaqjeve dhe retorikës boshe, por të sjelljes “double standard” të këtij mekanizmi në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndaj, seriozitet­i dhe angazhimi për rikthimin e vlerave nga administra­ta Trump, edhe në këtë rast ka lindur një shpresë te të gjithë ata njerëz anekënd botës, të cilët besojnë te parimet, vlerat dhe angazhimet reale dhe të vërteta për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Tek ata që nuk pranojnë të mashtrohen nga hipokrizia e buzëqeshje­ve false dhe nuk pajtohen me burokracit­ë korruptive të “double standard”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania