Panorama (Albania)

Ulet taksa, sa do paguajnë kuksianët për Rrugën e Kombit

Kalimi me 120 lekë nis më 17 shtator, Ahmetaj: Efekti në buxhet nga ulja e tarifës është 50 milionë euro

-

Kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit nis më 17 shtator. Qytetarët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë me TVSH për kalimin në Rrugën e Kombit.

Përfitues nga zbritja e tarifës do të jenë vetëm makinat, që janë të regjistrua­ra në Qarkun e Kukësit. Banorët e zonës do të paguajnë tarifën 100 lekë vetëm për 44 herë në muaj. Automjetet e tjera do të paguajnë 5 euro për kalim. Paketa lehtësuese për banorët e zonës, linjat e autobusëve dhe përdoruesi­t e shpeshtë të Rrugës së Kombit u prezantua dje në një takim me banorët dhe bizneset e Qarkut të Kukësit nga ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj. Gazeta boton të plotë tarifat e reja lehtësuese, që do të zbatohen nga 17 shtatori. I njëjti çmim prej 100 lekësh me TVSH, pra në total 120 lekë, do të paguhet edhe për 11 linjat e licencuara të autobusëve të qytetit të Kukësit. Për kamionët e bizneseve si nga Shqipëria dhe Kosova do të ketë ulje të çmimit nga 10 për qind deri në 40 për qind, në varësi të kalimit. Skema lehtësuese për taksën e Rrugës së Kombit u miratua pas negociatav­e që qeveria zhvilloi me kompaninë koncesiona­re, duke përfshirë edhe kërkesat e biznesit dhe qytetarëve. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, deklaroi se tarifimi i automjetev­e nis më 17 shtator, pas sezonit turistik. “Qeveria po merr riskun më të madh. Ne po marrim riskun financiar për të zgjidhur një problem social, meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qenësishme alternativ­e dhe jemi koshientë për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminu­es”, tha ministri Gjiknuri. Ministri i Fi- nancave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se efektet e paketës lehtësuese llogariten rreth 50 milionë euro për 30 vjet dhe kjo kosto do të paguhet nga buxheti. “Efekti shtesë bruto në buxhetin e shtetit për një vit, për pesë vitet që vijnë kap vlerën rreth 1.1 milionë euro, ose afërsisht 140 milionë lekë të reja. Të gjitha zbritjet që patë ju për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesi­t e shpeshtë shkojnë në 48.5 milionë euro. Pagesa, dikush mund të thotë është simbolike, dikush mund të thotë për mua është shumë, por kjo është situata e buxhetit, kjo është situata e rrugës dhe Kryeminis- tri ka vendosur që buxheti i shtetit do të marrë këtë kosto, rreth 50 milionë euro vetëm për këtë zbritje të konsiderue­shme”, sqaroi Ahmetaj. Për përdoruesi­t e tjerë të rrugës, që nuk janë të përfshirë në paketën lehtësuese të negociuar me koncension­arin, tarifa e kalimit për makinë do të jetë 5 euro. Për motorët kalimi do të jetë 2,5 euro. për kamionët e bizneseve, që nuk janë identifiku­ar si përdorues të shpeshtë kalimi, do të jetë 26 euro. Për autobusët e tjerë, kalimi në Rrugën e Kombit do të jetë me çmimin 11 euro. Tarifat u miratuan më herët nga koncension­ari.

 ??  ?? Ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, dje në prezantimi­n e paketës lehtësuese për tarifat
Ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, dje në prezantimi­n e paketës lehtësuese për tarifat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania