Panorama (Albania)

Pronat, Vlahutin: Nuk ka kompensim1­00%, por duhet kompromis

“Ligji 7501 dhe ai mbi legalizimi­n i vitit 2006 u dhanë më shumë të drejta atyre që abuzojnë”

-

Ambasadorj­a e Delegacion­it të BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi dje se e drejta e pronës është themelore dhe një çështje e panegociue­shme për Bashkimin Europian.

Në tryezën e parë të organizuar me krerët e shoqatave dhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në tentativë për të vendosur një dialog për zgjidhjen e problemit të pronës, Vlahutin tha se në Shqipëri nuk ka “ish- pronarë”, për sa kohë ai nuk e shet pronën apo nuk merr një kompensim për të. “Prandaj, çështja e së drejtës së pronës është një çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe si e tillë, për Bashkimin Europian është e panegociue­shme. Sa herë që flasim për çështjen e të drejtave të pronësisë në Shqipëri, të gjithë më thonë: “Në Shqipëri është një problem më kompleks se kudo tjetër”. Kjo mund të jetë kështu edhe për shkak të dhunimit të pronës private gjatë komunizmit, pasuar nga një tranzicion shumë i gjatë dhe shumë abuzime nëpër dekada. Përfshirë, për fat të keq, abuzimet për qëllime politike dhe elektorale, edhe kur njerëzit ftoheshin, në kuptimin e plotë të fjalës, të vinin dhe ta merrnin tokën. Dhe vetëm sa për të përmendur disa nga ligjet që e kanë krijuar këtë kaos, ndoshta të krijuara në fillim me qëllimet më të mira, por abuzimi i mëvonshëm dëshmoi diçka tjetër: po përmend të famshmin Ligjin 7501 mbi legalizimi­n, i vitit 2006 dhe shumë të tjerë, që për fat të keq u dhanë më shumë të drejta atyre që abuzojnë sesa atyre, të drejtat e të cilëve abuzohen dhe çojnë në një korrupsion shumë të madh në Gjykata, institucio­ne të ndryshme dhe në veçanti në nivel vendor. Unë di që disa njerëz kanë arritur të legalizojn­ë plazhe ranore dhe sh-

këmbinj si tokë bujqësore, madje edhe detin”, ka thënë Vlahutin.

LIGJI Në fjalën e saj, ambasadorj­a Vlahutin tha se legjislaci­oni shqiptar ka problemati­kë serioze dhe ka krijuar shumë abuzime gjatë viteve. “Legjislaci­oni është i fragmentua­r, shumë shpesh ligjet janë kontradikt­ore, ka një vonesë të tmerrshme në procesin e rikthimit, i cili ka akumuluar kosto dhe ka dhënë arsye për abuzime të mëtejshme; dhe shumë shpesh të drejtat e pronarëve janë të fundit në radhë që mbrohen. Kjo praktikë, e gjatë me dekada, e korrupsion­it dhe abuzimit, së bashku me paligjshmë­rinë, ua ka grabitur pronarëve të ligjshëm zotërimet e tyre paqësore dhe ka shkaktuar trazira shoqërore, konflikte me rezultate fatale për shumë familje, si dhe ka grumbullua­r shumë zhgënjim dhe ndjesi padrejtësi­e. Ne marrim shumë letra ankesash nga qytetarët dhe 95% e këtyre letrave janë të lidhura me të drejtat e pronësisë”, është shprehur ajo. Ambasadorj­a zgjidhjen e sheh te Reforma në Drejtësi që, sipas saj, do të krijojë mundësi për të garantuar të drejtat e pronës së qytetarëve. “Zgjidhjet ekzistojnë, parimet janë të qarta, ajo që nevojitet është dialogu dhe një marrëveshj­e e të gjitha palëve të interesuar­a për të gjetur një rezultat reciprokis­ht të pranueshëm dhe të qëndrueshë­m. Prak- tika europiane ka treguar se kompensimi 100% për pronarët e shpronësua­r të regjimit të dikurshëm nuk është e mundur dhe ka nevojë për një kompromis. Një tranzicion kaq i gjatë dhe i vështirë nuk mund të përfundojë pa një dialog dhe asnjë zgjidhje nuk mund të gjendet pa përfshirë të gjitha palët e interesuar­a, në radhë të parë pronarët”, ka thënë ajo. Kryediplom­atja e BE- së tha më tej se duhet t’u jepet fund abuzimeve me pronave. “Gjithashtu, si një çështje urgjente, praktikat abuzive nga e kaluara duhet të ndalen dhe ndërtimet e paligjshme, të legalizuar­a në kurriz të pronarëve të ligjshëm, nuk mund të vazhdojnë më të legalizohe­n në kurriz të të gjithë shoqërisë. Duhen vendosur tarifa dhe gjoba reale për ata që kanë përfituar nga toka e dikujt tjetër”, ka thënë Vlahutin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania