Panorama (Albania)

Gjermania: Shqipërisë t’i hapen negociatat me kushte

“Vetingu ka nisur, por duhet edhe reformë e ligjit zgjedhor”

-

Grupet parlamenta­re të partive të koalicioni­t CDU/ CSU e SPD kanë formuluar qëndrimin ndaj një nisjeje të negociatav­e të anëtarësim­it në BE me Shqipërinë.

Nisja e negociatav­e mbështetet, por me një sërë kushtesh. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagu­n për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE. Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit ( GEAS) dhe veçanërish­t për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Qeveria gjermane është shprehur në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për të çelur negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë e Maqedoninë. Në projektrez­olutën përkatëse të përgatitur, Bundestagu e mbështet qeverinë. Në projektrez­olutën për Shqipërinë, Bundestagu e mbështet perspektiv­ën e Shqipërisë për në BE dhe “vlerëson përpjekjet për reforma të Shqipërisë”. “Gjermania dhe BE kanë interes të veçantë për stabilizim­in dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë në rajon”, shkruhet në projektrez­olutë. “Zbatimi i reformës së gjerë në drejtësi ka nisur, vetingu po jep rezultate konkrete”. Po të zbatohet me sukses kjo procedurë, “Shqipëria do të jepte një kontribut të pashembull­t paraprak”. Rëndësi të veçantë merr edhe vazhdimi i ngritjes së autoriteti­t për luftimin e korrupsion­it dhe të krimit të organizuar ( SPAK). Por njëkohësis­ht, Bundestagu konstaton se me gjithë sukseset, ka ende deficite. Në këtë kuadër, projektrez­oluta kujton rrethanën se “deri në mes të 2018- s duhet ta kenë kaluar procesin e vetingut më shumë se gjysma e rasteve të përcaktuar­a si prioritare”. Korrupsion­i në të gjithë sistemin juridik vazhdon të jetë problem. “Përparime të ndjeshme janë bërë në luftimin e kultivimin dhe tregtinë me kanabis”, konstaton Bundestagu. Në projektrez­olutë konstatohe­t vazhdimi i parregulls­ive në administra­tën publike. Citohet i Ngarkuari për Mbikëqyrje­n e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 për qind të rasteve si punësime të kundërligj­shme në administra­tën publike. Bundestagu konsideron “të nevojshme” zbatimin e rekomandim­eve të OSBE/ ODIR- it dhe të Komisionit të Venecias të 2013 dhe 2015 për reformën e ligjit zgjedhor, “edhe nëse kjo nuk është pjesë e katalogut europian të kërkesave”. Në këtë sfond, Bundestagu gjerman është i pikëpamjes se vendimi për nisjen e negociatav­e me Shqipërinë duhet të merret vetëm me “kushte të formuluara qartë”. Bundestagu shpreh dakordimin që qeveria gjermane “ta miratojë një vendim të Këshillit Europian për nisjen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE”. Veç kësaj, në pikën 1 të projektrez­olutës, Bundestagu i kërkon qeverisë që ta miratojë hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në Këshillin Europian vetëm nëse janë plotësuar kushtet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania