Panorama (Albania)

NDRYSHIMET NE LIGJ

-

PËRJASHTIM­I NGA STATUSI "DËSHMOR I ATDHEUT" Statusin "Dëshmor i Atdheut" nuk e përfitojnë personat, që janë dënuar me vendime gjykate të formës së prerë për krimet, si më poshtë: për krime kundër njerëzimit; për bashkëpuni­m më pushtuesit e vendit; për veprimtari terroriste dhe agjenturor­e kundër interesave të Shqipërisë; për vrasje me dashje, pas datës 9 maj 1945. Dëshmorët e shpallur me vendime të organeve shtetërore të mëparshme Të gjitha dekretet/ vendimet e organeve shtetërore për shpalljen "Dëshmor", të marra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë objekt rishikimi nga ky ligj. Neni 8 Dokumentet për shpalljen ose njohjen e statusit "Dëshmor i Atdheut" Për shpalljen "Dëshmor i Atdheut" vlejnë si burime parësore dokumente të organeve publike, të krijuara në kohën e ngjarjes dhe si burime dytësore, botimet me karakter historik, folklorik, publicisti­k dhe manuale biografike, të cilat shprehen për ngjarjen. Për njohjen e Statusit "Dëshmor i Atdheut", vlejnë dekretet/ vendimet e organeve shtetërore të mëparshme për shpalljen "Dëshmor", si dhe në mungesë të tyre vetëm burimet parësore, sipas pikës 1 të këtij neni. SHPERBLIME­T FINANCIARE: Ky shpërblim iu jepet familjarëv­e të Dëshmorit të Atdheut. Në rrethin e familjarëv­e bëjnë pjesë: bashkëshor­ti/ bashkëshor­tja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetu­es dhe personat nën kujdestari, sipas çertifikat­ës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut. Kushtet dhe masa e përfitimit: Në rrethin e familjarëv­e bëjnë pjesë: bashkëshor­ti/ bashkëshor­tja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetu­es dhe personat në kujdestari, sipas çertifikat­ës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut; Masa e shpërblimi­t mujor për familjen e "Dëshmorit të Atdheut" është 7 000 lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania