Panorama (Albania)

Kapri: Enveri dhe Nexhmija do marrin statusin e dëshmorit

-

Projektlig­ji i propozuar nga qeveria për statusin e Dëshmorit të Atdheut ka sjellë reagime të forta në lidhje me motivet, mbi të cilat kërkoi Këshilli i Ministrave të ndryshojë ligjin ekzistues. Studiuesi Erald Kapri akuzon qeverinë se përmes ndryshimit të këtij ligji, do të rikthejë në Varrezat e Dëshmorëve ish- diktatorin Enver Hoxha. Sipas Kaprit, qeverisë nuk i mjaftojnë skandalet që po prodhon çdo ditë, por me ligj vendos që edhe Nexhmije Hoxha të nderohet me ceremoni qeveritare kur të ndërrojë jetë. “Qeveria, ligj për të rikthyer Enver Hoxhën në Varrezat e Dëshmorëve. Në mënyrë krejt tinëzare, të fshehtë, qeveria i ka dërguar Parlamenti­t një ligj për ri për statusit e Dëshmorit të Atdheut. Dhe gjejeni çfarë, ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e Dëshmorit, e madje, me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve. Kjo, sepse sipas këtij projektlig­ji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim Gjykate për krimet e tij dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë Dëshmor i Atdheut. Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet t’i bëhen nderime për në Varrezat e Dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër”, deklaroi Kapri. Por në një reagim për projektlig­jin e propozuar nga qeveria, zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka sqaruar se projektlig­ji në fjalë nuk lejon anëtarët e Byrosë Politike të shpallen dëshmorë. “Projektlig­ji për statusin e Dëshmorit të Atdheut nuk lejon në mënyrë absolute që ndonjë anëtar i Byrosë Politike të shpallet dëshmor. Mendjetred­hurit të merren me ndonjë punë tjetër! Nacionalis­tet e tipit babale t’i kërkojnë ‘ alarmet’ në arkivat e tradhtisë balliste. Ligji i ri eliminon padrejtësi­të e bëra në kohën e Enver Hoxhes kur të rënët nga familje që pas çlirimit quheshin ‘ me biografi të keqe’, nuk shpalleshi­n dëshmorë”, sqaron Koçi.

 ??  ?? Petro Koçi
Petro Koçi
 ??  ?? Erald Kapri
Erald Kapri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania