Panorama (Albania)

Vetingu, denoncimet nuk e “ngelin” gjyqtaren Ukperaj

KPK: 11 denoncime për Ukperajn, por jo objekt i ynë

-

Ditën e djeshme, në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it ishte prezente në kuadër të vetingut gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj.

Seanca dëgjimore u drejtua nga kryesuesja e trupit gjykues, Xhensila Pere, ndërsa relatore ishte Etleda Çiftja dhe anëtare Valbona Sanxhaktar­i. Në sallën e gjyqit, si rrallëherë ishin edhe qytetarë që kanë bërë denoncime ndaj gjyqtares Ukperaj, e cila nga hetimi administra­tiv rezultoi e pastër dhe me shumë gjasë do të rikonfirmo­het në detyrë. Sipas relatores së çështjes, Etleda Çiftja, vlerësimi për gjyqtaren Ukperaj është bërë për të tria shtyllat e vetingut: pasuria, integritet­i i figurës dhe aftësitë profesiona­le. Sipas Çiftjes, ILDKPKI ka sjellë një raport pozitiv për gjyqtaren Ukperaj, e cila sipas këtij institucio­ni nuk ka pasur probleme me pasurinë dhe as ka pasur konflikt interesi. Pavarësish­t kësaj, KPK ka vendosur të kryejë hetimin administra­tiv për pasurinë e gjyqtares, i cili ka përfshirë një apartament 106 metra katrorë, i blerë për 44 mijë euro në zonën e Selitës në Tiranë dhe një autom- jet “Mercedes Benz”. Të dyja këto pasuri janë blerë me kontribut të përbashkët me bashkëshor­tin e gjyqtares. Sipas KPK- së, nuk ka pasur shkelje sa i përket pasurisë nga ana e gjyqtares. Gjithashtu, relatorja Çiftja tha se raporti i DSIK- së e gjen të përshtatsh­me për detyrën gjyqtaren Ukperaj. Megjithatë, ajo që vlen për t’u thek- suar është një lumë denoncimes­h ndaj gjyqtares, të ardhura në adresë të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Bëhet fjalë për 11 denoncime nga qytetarë të ndryshëm për periudhën kohore kur Ukperaj është emëruar në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Relatorja Çiftja tha se janë shqyrtuar 10 nga këto 11 denoncime dhe sipas saj, nuk janë objekt i Komisionit. Vetëm një denoncim është ende nën shqyrtim, pasi ka mbërritur në KPK një ditë përpara seancës.

“Kemi verifikuar me kujdes të gjitha denoncimet e ardhura në adresë të subjektit dhe verifikime­t kanë treguar se çështjet janë të tilla që mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore”, tha Çiftja. Vetë gjyqtarja Ukperaj, e cila ishte e pranishme në seancë pa avokat, tha se denoncimet lidhen me kompleksit­etin e çështjeve që shqyrtohen në Gjykatën e Apelit Vlorë, ku ajo punon për më pak se dy vjet. Ajo tha se bën pjesë në atë pjesë të shëndoshë të sistemit të Drejtësisë dhe kërkoi rikonfirmi­m në detyrë. Unë besoj se bëj pjesë në atë pjesë të shëndoshë të sistemit të drejtësisë. Unë besoj te ky proces, besoj se gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm do të motivohen nga ky proces,” tha Ukperaj. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim, i cili do të shpallet më 25 qershor.

 ??  ?? Pamje nga seanca e djeshme në KPK
Pamje nga seanca e djeshme në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania