Panorama (Albania)

Gjykata dënon me 14 vjet burg dy gjobëvënës­it e “Zdrales”

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 14 vite burg dy të akuzuarit për gjobëvënie të tregtarëve dhe biznesmenë­ve në Shkodër. Gjykata vendosi të dënojë me 7 vite burg të pandehurin Fatmir Dibra. Po me 7 vite burg u dënua dhe i akuzuari tjetër Gëzim Vajushi. Sipas togave të zeza, vepra penale e “shtrëngimi­t me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” është kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal. Para shpalljes së vendimit, të pandehurit kërkuan deklarimin e tyre të pafajshëm, duke mohuar akuzat. Kujtojmë që mesditën e 4 marsit të vitit 2017, Policia e Shkodrës, në bash- këpunim me forcat RENEA, shkatërroi një grup kriminal duke arrestuar 7 persona, që u vendoste gjoba bizneseve në qytetin verior. Ndërkohë që në 12 prill të këtij viti, Gjykata dënoi me 43 vite burg pjesëtarët e tjerë të këtij grupi të strukturua­r kriminal. Në këtë mënyrë, Muhamet Lici do të vuajë dënimin me 8.8 vite heqje lirie, Abedin Bajraktari u dënua me 7.4 vite burg, Denis Skutina do të vuajë 6.8 vite heqje lirie dhe Besmir Domnari u dënua 6 vite burg. Gjykimi ndaj grupit të gjobëvënës­ve u nda në dy procese, pasi ndryshe nga dy të pandehurit që u dënuan ditën e djeshme, të cilët nuk pranonin akuzat, të pandehurit e tjerë pranuan gjykim të shkurtuar. Arrestimet kanë ardhur me kërkesë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, e cila pas hetimesh të gjata ka ngritur dyshime të arsyeshme se këta persona janë përgjegjës për veprat penale të “shtrëngimi­t me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “krijimit të grupit kriminal”. Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të Policisë në zonën e influencës së tyre apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo depërtojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojnë “aktivitet”. Njëkohësis­ht, këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër, duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura te drejtuesit e grupit.

 ??  ?? Muhamet Lici, kreu i grupit të gjobvënësv­e
Muhamet Lici, kreu i grupit të gjobvënësv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania