Panorama (Albania)

Pëson infarkt, vdes në spital i dënuari

Gëzim Allushi, 53 vjeç, i shtruar në Spitalin e Burgut

-

TIRANE – Një i dënuar 53vjeçar ka ndërruar jetë gjatë natës në Spitalin e Burgut në Tiranë, pas një infarkti. Viktima është Gëzim Allushi, i cili ishte transportu­ar nga Burgu i Elbasanit për shkak të problemeve kardiake. Ai ishte në qeli prej afro 4 vitesh, pasi në vitin 2014 ishte arrestuar në Tiranë me 4 kallëpe dinamiti. Allushi u kap më 25 shkurt të 4 viteve më parë në një lokal në qendër të Kamzës, në kryeqytet dhe me vetë iu gjet lënda plasëse, që e kishte sjellë nga Mati në Tiranë. Burime nga Policia thanë në atë kohë se Allushi i kishte fshehur kallëpet me dinamit rreth brezit, duke i mbajtur me rripin e pantallona­ve dhe i kishte mbuluar me triko që të mos i dukeshin. Në përballjen e parë me Policinë, ai u shpreh se dinamitin e kishte në shtë- pi që prej trazirave të vitit 1997, pasi e kishte marrë nga hapja e depove ushtarake në Burrel. Ndërsa ditën kur u ndalua, e kishte transportu­ar nga shtëpia që kishte në Mat, për t’i mbajtur në shtëpinë ku banonte aktualisht në Kamzë të Tiranës. Megjithatë, burime nga Policia thanë se nuk bëhet fjalë vetëm për një arrestim në flagrancë të 50- vjeçarit, pasi ai ishte në hetim prej disa ditësh, duke qenë se ishin siguruar informacio­ne operative se ai shiste lëndë eksplozive. Ky nuk ishte rasti i parë që Gëzim Allushi arrestohej nga Policia për të njëjtën vepër penale. Më datë 24 prill të vitit 2011, në oborrin e Spitalit Durrës ishte arrestuar në flagrancë pasi nga kontrolli i ushtruar, atij iu gjetën me vete 4 kallëpe tritol dhe një kapsollë detonator me fitil. Për këtë ngjarje, Gëzim Allushi më datë 12 korrik 2011 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Durrësit dhe pasi bëri disa muaj, pjesën tjetër të dënimit e kaloi në arrest shtëpie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania