Panorama (Albania)

“Lufta” për pasagjerët, përplasen urbanët e Kamzës

Plagosen 6 pasagjerë në dy autobusë, shoqërohen shoferët

- ETLEVA DELIA

Dy urbanë të linjave të Tiranës u përfshinë në një aksident mëngjesin e djeshëm në zonën e Kodër Kamzës.

Burime nga Policia thanë se nga përplasja mbetën të plagosur lehtë 6 persona, pasagjerë në të dy autobusët që u aksidentua­n. Të njëjtat burime thanë se autobusi i linjës Tiranë- Kamzë u godit nga pas nga një autobus tjetër i linjës Uzina e Autotrakto­rëve- Instituti Bujqësor. Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë pësuar dëmtime të lehta. Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar nga ana e urbanit të Uzinës së Autotrakto­rëve, por edhe nxitimi i shoferëve për të marrë sa më shumë pasagjerë në stacionin e radhës. Policia Rrugore ka shoqëruar menjëherë për të marrë në pyetje dy drejtuesit e autobusëve. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në këtë aks, ndërkohë që për Policinë Rrugore problemati­ka e mjeteve të transporti­t publik është e njohur. Sipas burimeve, ndaj këtyre linjave ka pasur edhe ankesa nga qytetarët, të cilët thonë se lëvizin shumë ngadalë, ndërsa kur i afrohen stacioneve bëjnë manovra të rrezikshme.

AKSIDENTI Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se dje në orën 08: 10, te kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobusë të linjës Tiranë – Kamzë, me targë AA 628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe ai me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç. “Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasit me iniciale: A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe, të gjithë pasagjerë në dy autobusët e përfshirë në aksident. Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e autobusëve ndodhen në vendngjarj­e, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes”,

PASAGJERE

që ndodheshin në të dy urbanet që u përplasën dje në mëngjes te Kthesa e Kamzës, morën lëndime të lehta dhe u transportu­an për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Traumës njoftoi dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Më pas, burimet sqaruan se dy shoferët e urbanëve u shoqëruan për të dhënë shpjegime në Polici, në mënyrë që të përcaktohe­t me saktësi se cili prej tyre ka shkaktuar përplasjen, që solli edhe lëndimin e pasagjerëv­e.

 ??  ?? Njëri nga autobusët e përfshirë në aksident
Njëri nga autobusët e përfshirë në aksident
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania