Panorama (Albania)

Plagosi me thikë prindërit, i riu: Më përbuznin nusen

Gjykata lë në burg 28- vjeçarin: Jam penduar për atë që bëra

- DURRES/

Hajri Neziri, 28vjeçari që plagosi me thikë dy prindërit e tij këtë të mërkurë, pavarësish­t se ka shprehur pendesë para Gjykatës, do të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Ndryshe nga çka deklaruar babai dhe vëllai i tij se gjithçka ka qenë momentale, Hajriu ka pohuar se ka pasur mosmarrëve­shje gjatë muajve të fundit me prindërit për shkak të papunësisë dhe faktit që kishte zgjedhur për nuse një vajzë që prindërit e tij nuk e pëlqenin. “Jam penduar për atë çfarë bëra. Prindërit e mi më përbuznin se kisha zgjedhur për nuse një person që nuk e donin dhe se nuk kontribuoj­a në familje. Durimi im arriti fundin, pasi më dukej vetja i pavlerë, ndaj reagova me sulm ndaj prindërve të mi”. Kështu është shprehur para trupit gjykues për plagosjen e dy prindërve të tij, Destan dhe Asije Nerizi me thikën e bukës. Ndërkohë që ka vendosur si masë sigurie atë të arrestit në burg për 28vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka shpallur mos ompetencë për gjykimin e çështjes së Hajri Nezirit. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që tashmë ajo do t’i kalojë për gjykim të mëtejshëm Gjykatës së Krimeve të Rëndë në Tiranë. Për këtë arsye, masa “arrest me burg” është dhënë si masë paraprake, pasi, sipas Gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmo­het nga Krimet e Rënda. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14: 45 të datës 20 qershor 2018, në banesën e familjes Neziri, në lagjen 17 të qytetit bregdetar, ndërsa po ndiqnin ndeshjen e Kampionati­t Botëror të Futbollit mes Portugalis­ë dhe Markokut. Nga sulmi me thikë, Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Burrë e grua u dërguan nga fqinjët në spital në gjendje kritike për jetën. 75- vjeçari ka marrë një plagë të rënda në kokë, ndërsa gruaja e tij 6 goditje në disa pjesë të trupit. Ata u janë nënshtruar ndërhyrjev­e kirurgjika­le dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një ditë pas ngjarjes, 75- vjeçari deklaroi se do ta falte të birin për atë që ka bërë. “Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe. Kur të shërohemi, së bashku me gruan, do e shikojmë djalin”, tha Destan Neziri. Pasi sulmoi prindërit, 28vjeçari Neziri fillimisht u largua nga banesa, por pas rreth një ore arrati u vetëdorëzu­a në Policinë e Tiranës me ndërmjetës­imin e vëllait të tij të madh. Sipas burimeve, çifti me origjinë nga Dibra kanë punuar për shumë vite të dy si mësues dhe janë prindër të pesë fëmijëve; katër prej tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa vetëm Hajri Neziri jetonte me ta. Ndërkohë, mbi të fejuarën e tij nuk rëndon asnjë akuzë, pavarësish­t se fillimisht dyshohej se ishte bashkëpunë­tore në sulmin që Hajriu bëri ndaj prindërve. Krimi i radhës në familje vjen fill pas një tjetër ngjarjeje shokuese në Durrës, ku bashkëshor­ti Çlirim Shaholli, 42 vjeç vrau gruan e tij, Adriana Shaholli, 40 vjeçe, nënën e gjashtë fëmijëve. Ndërsa pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Dibër, ku 26- vjeçari Qemal Sela ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij pas një debati që dyshohet për motive pronësie, por dhe gjendjen e rënduar psikologji­ke të autorit.

 ??  ?? Destan Neziri, i plagosur nga i biri
Destan Neziri, i plagosur nga i biri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania