Panorama (Albania)

Sokol Angjeli: Vetëm artistët mund të përballen me pushtetin

-

“Ne ndiejmë peshën e ngjarjeve që do të zhvillohen këtu. Tragjeditë e mëdha që janë përcjellë shekull pas shekulli e ndiejmë se do të zhvillohen nën siglën e Teatrit Kombëtar. Dua të them ca gjëra, para se të na bëjnë budallenj”, tha aktori Sokol Angjeli. Sipas tij, rrënimi i TK- së erdhi që kur në buzë të godinës u ndërtua Torre Drin, që Angjeli thotë se ka hyrë 3 metra në territorin e TK- së. “Dikush u pasurua nga ajo, nën syrin tonë. Dhe ne heshtëm. Ajo ka shembur një pjesë të dyshemesë dhe fut ujërat sa herë bie shi. Ajo kullë filloi rrënimin e kësaj ndërtese. Konfliktin e kemi me Edi Ramën. Konflikt i mbartur prej 10 vjetësh. Tani na futet një negociator tjetër, kryebashki­aku. Ç’punë kemi ne me të? Kemi punë vetëm me qeverinë dhe ministren e Kulturës. Z. Kryeminist­ër, kini kujdes nga pasaniku i ri”, tha ai. “Këta e quajnë Shqipërinë pronën e tyre. Me këtë tokë ata mund të bëjnë pazar me këdo. E kuptoni se çfarë zuzarësh dhe armiqsh të pronës shtetërore dhe intelektua­le janë këta njerëz? Të gjithë të tjerët rrinë dhe shohin, sepse askush nuk mund të përballet me ta. Të vetmit që mund të përballen me ta, jemi ne artistët, sepse ne nuk kemi frikë të themi të vërtetën. Ata këtë punë do ta bëjnë me Parlament dhe më pas kur t’i kërkojnë llogari brezat që do vijnë, thonë që jam i papërgjegj­shëm, jam me kartelë mjekësore. Ç’mund t’i bëjmë ne atij. Prindërit tanë u përballën me fashizmin, ne duhet të përballemi me këtë maskaradë për mbrojtjen e teatrit. Kush fiton, nuk e dimë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania