Panorama (Albania)

“Sot Miss, nesër e famshme në botën e televizion­it”

-

Karakteris­tikat që vërtetojnë se je e bukur brenda dhe jashtë?

Karakteris­tikat që tregojnë që jam e bukur, besoj se është pamja e jashtme, gjatësia, eleganca, flokët, tiparet e fytyrës dhe niveli kulturor.

Po karakteris­tikat që tregojnë se pas pamjes së paqtë fshihet një bishë?

Vetëbesimi është një element, i cili nuk më mungon. Unë jam një imazh i brezit tim dhe do të doja ta përfaqësoj­a si duhet. Unë kam një karakter shumë të fortë, sepse në qoftë se i vendos një synim vetes, mundohem me gjithë forcat e mia ta çoj deri në fund ( sesa ia dal, ngelet për t’u parë, por unë mundohem që gjithmonë të jap maksimumin tim dhe nuk lodhem kurrë nga kjo gjë).

Marrëdhëni­a jote me djemtë si është, ka ndodhur deri tani që zemra jote të rrahë fort për dashurinë?

Nuk është se kam ndonjë marrëdhëni­e me djemtë përveçse marrëdhëni­e shoqërore, kështu që s’ka ndodhur ende që zemra ime të rrahë për një mashkull. Por mendoj t’i përkushtoh­em shkollës dhe synimeve të mia që kam për jetën. Të tjerat vijnë më vonë. Nga ç'familje vjen dhe prej kujt e trashëgon bukurinë? Unë vij nga një familje e përbërë prej pesë anëtarësh, babi, mami, unë dhe dy vëllezërit. Ne jemi një familje çame me tradita, ( një traditë e njohur dhe e vlerë e jona është se jemi shumë të bashkuar me njëri- tjetrin). Familja ime është një familje shumë e shëndetshm­e dhe e përkushtua­r për çdo hap që në hedhim. Bukurinë e kam trashëguar nga të dy prindërit, kam dhe tipare nga mami dhe nga babi, po shpesh më thonë që më shumë ngjaj me mamin.

Do të jesh një Miss që do të zgjedhësh famën dhe televizion­in dhe cilat janë ambiciet e tua?

Bota e televizion­it më ka pëlqyer gjithmonë. Ambiciet e mia janë që si fillim të mbaroj shkollën, por edhe modelingun s’do ta lë pas dore, do t’i vazhdoj të dyja paralelish­t, një tjetër hob i im është në lidhje me make up- in, të cilin e kam pasion dhe isha në një kurs para se të fillonte Miss- i, dhe as këtë s’kam menduar ta lë më kaq. Po përgatitem që të hap një “YouTube channel” dhe të filloj të bëj make up tutorial.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania