Panorama (Albania)

Shqipet tërbojnë Serbinë, përmbysje “dykrenare” në Rusi

Dy futbollist­ët Xhaka e Shqiri festojnë me shqiponjë, Zvicra 4 pikë

-

Botërori luhet në Rusi dhe në momentin që në fushë do të kishte shqiptarë, Serbia kërkoi “nder”: Në fakt, gjithçka iu plotësua dhe në stadium do të ndalohej çdo flamur shqiptar.

Nëse në Serbi, flamuri erdhi nga qielli, në Rusi, shqiponja nisi fluturimin tokazi. Zvicra mund me përmbysje Serbinë me supergolat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, duke hedhur një hap të rëndësishë­m drejt kalimit të grupeve.

NDESHJA Nis mirë sfida për skuadrën serbe. Një krosim drejt zonës dhe është Aleksandër Mitroviç, që realizon me lehtësi në qendër të zonës me kokë. Nisje aspak e mirë për helvetët, që kishin humbur shumë nga qartësia e përballjes me Brazilin. Serbia fiton thellësi në fushën e lojës dhe Zvicra është larg pritshmëri­ve. Goli duket se i ka dhënë qetësinë e duhur serbëve, që qarkullojn­ë qetësisht lojën. Me kalimin e minutave, është Xhemaili që ka dy shanse të njëpasnjës­hme, por nuk ndryshon asgjë. Serbët e humbin toruan dhe nervozizmi i tyre paguhet me kartonë të verdhë për Milinkoviç Saviç, Milivojevi­ç si dhe Nemanja Matiç. Rastet ishin të shumta dhe tentativat në të dyja kahet, por asgjë nuk ndryshon. Zvicra u drejtohet dhomave të zhveshjes në disfatë minimale.

PËRMBYSJA Shqiponja kërkon ajër për të fluturuar, por gjithçka nis nga toka. Zvicra është futur e qartë në fushën e lojës për çfarë duhet të bëjë. E si për t’ua qartësuar serbëve se me çfarë kanë të bëjnë, mendon Granit Xhaka. Vëllai i vogël i mesfushori­t të Kombëtares shqiptare, Taulantit, lëshon një predhë në drejtim të kuadratit, që gjen pushim në rrjetën e Vladimir Stojkoviçi­t. Festa? Nuk kishte si të ishte ndryshe. Graniti “nxjerr shqiponjën” dhe në tokën ruse formon “dykrenoren” shqiptare, duke tërbuar serbët dhe rusët e pranishëm. Është vetëm e 52- ta minuta, por ritmi i helvetëve është më i rregullt sesa saktësia e orës zvicerane. Me kalimin e minutave, Serbia konsumon disa raste, por pa arritur të sjellë rrezik të madh në portën helvete. Zemra dhe gjaku shqiptar rezistoi deri në minutën e fundit të ndeshjes. Këtë herë, ishte Xherdan Shaqiri që gjen forcë për të galopuar në minutën e 90- të dhe pasi driblon, dërgon topin në rrjetë duke përplasur mes tyre mbrojtësin dhe portierin e Serbisë. Festë, lavdi dhe... krenari. Shaqiri iu sjell ndërmend serbëve se shqiponja e veçantë shqiptare ka dy kokë dhe nuk mund të mungonte “shqipja e dytë”. Festa me shqiponjë në duar tërbon dhe përul serbët në tokën e nënës Rusi. Zvicra fiton ndeshjen, shkon në kuotën e katër pikëve njësoj sa Brazili dhe pret sfidën me Kosta Rikën, duke shikuar qartësisht kualifikim­in. Serbia? Përballë do të ketë Brazilin...

 ??  ?? Shaqiri duke festuar me shqiponjë, golin e fitores
Shaqiri duke festuar me shqiponjë, golin e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania