Panorama (Albania)

Gjermania, shans Gomezit: S’lëmë surpriza, fitojmë

-

Sot është ndoshta ndeshja më e vështirë për skuadrën gjermane. Sfida me Suedinë është jetike për skuadrën e trajnerit Lëv që do të luajë vetëm për një objektiv, tri pikët. Ishte një javë e trazuar ajo që shoqëroi skuadrën pas humbjes me Meksikën në start. Shumë pak e kishin menduar që tani do të flitej për një eliminim të parakohshë­m të kampionëve të botës që në fazën e grupeve. Por realiteti është ndryshe për skuadrën dhe tifozët e tyre. “Çdo ndeshje është një finale nga tani”, u shpreh para dy ditësh sulmuesi Mario Gomez. Ai ka qenë sot sërish në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Joakim Lëv. Gomez u shpreh kështu kur reagoi për atmosferën në skuadër: “Tani skuadra duket më e qetë se para disa ditësh. Na u desh pak kohë për të tretur humbjen me Meksikën. Pasi e analizuam takimin, kuptuam gabimet tona dhe tani po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Suedisë”. Nëse do të jetë në formacioni­n e parë me nordikët, sulmuesi tha: “Ardhja në konferencë mund të jetë një sinjal i mirë. Por mund të jetë edhe një blof. Është si të luaj ruletë, shanset janë 50 me 50. Unë nuk e di në do të jem në formacioni­n e parë, i takon trajnerit për ta vendosur”.

Botërori i surprizave - “Po të shohim ecurinë në Botëror të skuadrave të ashtuquajt­ur të vogla, nuk ka qenë ashtu siç e kishim parashikua­r. Skuadrat e mëdha që kanë në përbërje lojtarë shumë të mirë kanë hasur vështirësi me ato që nuk i kanë. Por nesër ( sot) nuk do të ketë surpriza. Ne do të fitojmë, pasi do ta kërkojmë më shumë këtë fitore se kundërshta­ri”, përfundoi Gomez. Për të do të jetë Botërori i fundit me “Pancerat”, pasi pas turneut ai do të largohet përfundimi­sht nga skuadra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania