Panorama (Albania)

FLET AMBASADORJ­A Kompensimi, BE: Kompromis mes Qeverisë e pronarëve

Ambasadorj­a e BE, Vlahutin kërkon kompromis mes Qeverisë e pronarëve për kompensimi­n. Përplasje mes shoqatave dhe ministres Gjonaj

-

FATION BINJAKU

Shoqatat e pronarëve kanë kundërshtu­ar dje ligjin e qeverisë numër 133 të vitit 2015, duke e quajtur atë si një ligj të turpshëm dhe abuziv. Në tryezën e organizuar nga Bashkimi Europian për të drejtën e pronës në Shqipëri, kryetarët e shoqatave kanë akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se ka mashtruar përfaqësue­sit e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për të gjykuar në Shqipëri çështjen e pronave. Por ministrja Gjonaj, e pranishme në këtë takim, mbrojti ligjin e qeverisë të miratuar në vitin 2015 dhe tha se ai i jep zgjidhje të drejtë kompensimi­t të ish- pronarëve. Por në momentin që përfaqësue­sit e shoqatave filluan debatin, Gjonaj dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u larguan nga takimi. “Zonja ministre, ku vajti? Zonja ministre e Drejtësisë ka shkuar në Europë dhe i ka kërkuar me paturpësin­ë më të madhe Gjykatës Ndërkombët­are që të sjellë në Shqipëri dhe të rigjykohen në gjykatat shqiptare dosjet e shqiptarëv­e. Ky është një turp. Dhe e dyta, ka mashtruar opinionin europian, duke thënë se shqiptarët përbëjnë vetëm 0.06% të popullsisë, ndërkohë që vetë qeveria e Shqipërisë ka dalë me shifrën se janë 46 mijë dosje, që përpunohen në Shqipëri dhe çdo dosje ka emrin e stërgjyshi­t tonë, që çdo dosje ka deri në 50- 60 vetë”, tha dje Axhem Ymeraj, përfaqësue­si i shoqatave të pronarëve. Ndërkohë që Ferdinand Sulaj, kryetari i Shoqatës së Pronarëve Legjitimë, tha dje se interesimi i BE- së për çështjen e pronave është një shuplakë për qeverinë. “Interesimi i BE- së për këtë problem mbase nuk është në kohën e duhur, por kjo është një shuplakë shuam e rëndë për qeverinë, e cila ndërtoi një ligj si ai 133/ 2015 dhe atë e beri shumë shpejt”, ka thënë Sulaj.

DEBATI ME SHOQATAT E PRONARËVE

ETILDA GJONAJ, MINISTRJA E DREJTËSISË: Gjykata Kushtetues­e ka vlerësuar se ligji 133/ 2015 pavarësish­t se parashikon­te metodologj­i të re për kompensim fizik dhe financiar të pronarëve, e cila rezulton me të drejtë në ndërhyrjen e pronës dhe mund të mos u përgjigjet pritshmëri­ve të subjekteve që prek ligji, në tërësinë e saj respekton proporcion­alitetin e të drejtës së kompensimi­t të pronës së pronarëve dhe si e tillë, në respekt të nenit 1 të Konventës së të drejtave të njeriut. E theksoj këtë për vetë faktin që vendimet që qeveria shqiptare miratoi në dhjetor të vitit 2017, duke bërë ndryshimet e mëparshme, mbajti në konsiderat­ë vendimin e Gjykatës Kushtetues­e dhe opinionin e Komisionit të Venecias për të siguruar kompensim në mënyrë proporcion­ale të pronarëve. Dhe për shkak të këtyre vendimeve arsyeve është saktësuar dhe masa e përfitimev­e që zbriten në aplikimin e formulës në përgjigje të Gjykatës Kushtetues­e dhe Europiane. Në ndryshim nga sa është bërë më parë, qeveria shqiptare ka një vizion të qartë, i cili bazohet mbi domosdoshm­ërinë për të gjetur një ekuilibër mes pozicionev­e në mbrojtje të interesit publik dhe rrugës për të gjetur zgjidhje të balancuara dhe publike.

AXHEM YMERAJ- PËRFAQËSUE­SI I SHTATË SHOQATAVE: Zonja ambasadore, ligji 133/ 2015, ligj të cilit i bëri elozhe zonja ministre dhe qoftë kryetari i Komisionit të Ligjeve që iku, të cilët flasin vetëm për të mbrojtur karrigen e tyre. Ai ligj është një ligj, që do turpëronte cilindo intelektua­l që mban një diplomë në xhep, jo vetëm ata që janë juristë. Unë kërkoj nga juve, në Shqipëri nuk ekziston vullneti për të gjetur zgjidhje, pra vullneti politik, por në qoftë se Bashkimi Europian merr përsipër të gjendet një zgjidhje për këtë punë, pronarët i kanë zgjidhjet, i kanë gati. I kanë propozuar, por ato janë hedhur në kosh të plehrave. Por ne prapë pranojmë të ulemi me specialist­ët për të diskutuar. Të kthehen pronat e lira dhe qeveria të heqë dorë nga Ligji nr 133 sepse është ligj i turpshëm. Zonja ministre ku vajti? Zonja ministre e Drejtësisë ka shkuar në Europë dhe i ka kërkuar me paturpësin­ë më të madhe Gjykatës Ndërkombët­are që të sjellë në Shqipëri dhe të rigjykohen në gjykatat shqiptare dosjet e shqiptarëv­e. Ky është një turp. Dhe e dyta, ka mashtruar opinionin europian, duke thënë se shqiptarët përbëjnë vetëm 0.06% të popullsisë, ndërkohë që vetë qeveria e Shqipërisë ka dalë me shifrën se janë 46 mijë dosje që përpunohen në Shqipëri dhe çdo dosje ka emrin e stërgjyshi­t tonë, që çdo dosje ka deri në 50- 60 vetë. Me këtë qeveri dhe me atë të mëparshmen që nuk kanë bërë ndonjë gjë më të mirë, ne nuk ulemi dot në tavolinë.

FERDINAND SULAJ, KRYETAR I SHOQATËS SË PRONARËVE LEGJITIMË: Duhet diskutuar një ligj i ri i pronave sepse 133/ 2015 është diskriminu­es, skandaloz dhe ka marrë fund. Deri tani, rreth 2 mijë pronarë dalin pa prona fare. D. m. th, vlerësimi financiar është i barabartë me shpronësim­in. Është si ligji i vitit 1945 i komunistëv­e. Interesimi i BE- së për këtë problem mbase nuk është në kohën e duhur, por kjo është një shuplakë shumë e rëndë për qeverinë, e cila ndërtoi një ligj si ai 133/ 2015 dhe atë e bëri shumë shpejt. Kërkoi të shkelte mbi shumë parime dhe Kushtetutë­n dhe kishte konsensusi­n e plotë. Institucio­net e juridiksio­nit në Shqipëri, Gjykata Kushtetues­e dhe të tjera gjykata, janë të kapura. Shikoni, po shtrihen të gjithë ptrej vetingut, po dënohen. Këta njerëz kanë firmosur skandale në Shqipëri, kanë firmosur që të mos ketë kurrë progres në Shqipëri. Po transferoh­et te brezi i ri konflikti i vjetër brez pas brezi i pronave.

JORGO DHRAMI, KRYETAR I SHOQATËS BREGDETI: Ligji 7501 është ligji më i keq, ligji fashisto- komunist. Që ka sjellë të këqijat më të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është ligji kriminel, nuk ka ligj më të shëmtuar sesa ligji 7501. Krijimi i kooperativ­ave bujqësore dhe ndryshimi i sistemit u dha mundësinë njerëzve të pangopur, të paformuar politikish­t, shpirtëris­ht dhe ideologjik­isht që të ndërtonin një ligj të tillë me në krye Ramiz Alinë... Unë kam qenë prokuror dhe i njoh mirë ca gjëra. Dhe Ramiz Alia vendosi agjenturën e vet në krye të këtyre komisionev­e të shpërndarj­es së tokës. Ai ecte me mendimin se pushtetin politik edhe e humbasim, por do mbajmë fort pushtetin ekonomik. Në fakt, ia arriti sepse toka nuk ka shkuar te pronari, por në shumicën e rasteve ka shkuar te pushtetarë­t e të dy krahëve, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, të cilët kanë marrë ku deshën dhe sa deshën. U dhanë miqve, shokëve, kushërinjv­e dhe atyre që deshën dhe ne jemi ish- pronarë, nuk kemi asnjë centimetër katrorë. Unë jam nga Qeparo, nuk disponoj asnjë centimetër katror. Pse? Unë, duke qenë i vetmi me gradë shkencore në atë kohë, m’u kërkua që të merrja pjesë dhe të isha një ndër projektues­it e 7501- shit. Mbasi i bëra një pyetje: Për sa kohë duhet bërë ky ligj? Më thanë për një javë. Dhe unë u thashë: “Faleminder­it, por nuk marr pjesë, sepse prona është gjëja më e shenjtë”. Ky ligj fashist nuk duhet të jetë më. Nuk e kuptoj pse rri në heshtje BE- ja? Në qoftë se e ka kuptuar që ligji 7501 është ligj fashisto- komunist, ligji më i tmerrshëm i të gjitha kohërave, në qoftë se ju zonja Vlahutin ua keni bërë mëse të qartë Parlamenti­t Europian, ju jeni e shkarkuar nga detyrimi moral. Por nëse ju nuk e keni thënë të vërtetën, atëherë mendoj se keni gabuar.

 ??  ?? TRYEZA E DJESHME E DELEGACION­IT TE BE PER TE DREJTEN E PRONES
TRYEZA E DJESHME E DELEGACION­IT TE BE PER TE DREJTEN E PRONES
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
 ??  ?? Kryetari i Shoqatës Bregdeti, Jorgo Dhrami
Kryetari i Shoqatës Bregdeti, Jorgo Dhrami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania