Panorama (Albania)

A mund ta shpëtojë Shqipëria Merkelin si kancelare?

- * D. W.

Ështëvetëm një tezë, asgjë më shumë: Shqipëria si vend për strehimin e përkohshëm të refugjatëv­e. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e kanë hedhur të parët idenë që të krijohen qendra për azilkërkue­sit në Europë, por jashtë BE- së. Zëdhënësi qeveritar në Vjenë, Peter Launsky- Tieffentha­l...

, konfirmoi për DW se ndërkohë ka bisedime për krijimin e një qendre të tillë, ndër të tjera edhe me Shqipërinë. Kurse Endri Fuga, drejtor për Marrëdhëni­et me Publikun dhe këshilltar i Kryeminist­rit të Shqipërisë, përmes e- mailit i tha DW, se nuk ka as kërkesë dhe as diskutime për këtë temë. Opozita në Shqipëri e interpreto­n ndryshe. Ajo e akuzon qeverinë se do të arrijë përshpejti­min e anëtarësim­it në BE në këmbim të qendrave për refugjatët. Dhe ja se si mund të ndodhte:

SITUATA AKTUALE

Në itinerarin ballkanik vazhdon të ketë lëvizje përmes rrugëve tokësore. Refugjatët vijnë kryesisht përmes Detit Mesdhe, por ndërkohë Italia, Malta apo Greqia nuk janë më të gatshme t’i pranojnë njerëzit në masë. Ndërsa vendet e BE- së, e ndër to Gjermania, duan që t’i kthejnë azilkërkue­sit e refuzuar. Ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë?

PSE SHQIPËRIA?

Vendi i vogël ballkanik ndodhet përgjatë itinerarit të refugjatëv­e dhe po ashtu edhe në Mesdhe, prej nga kalon pjesa më e madhe e refugjatëv­e, që zbarkojnë me anije. Porti i Durrësit ka kapacitete të mjaftueshm­e për zbarkimin e kontingjen­teve të mëdha të refugjatëv­e. Nga anijet që eskortohen prej Frontex- it, refugjatët mund të vendosen në tokën shqiptare për t’u regjistrua­r. Paskëtaj, ata që nuk konfirmohe­n se kanë vërtetë arsye për azil mund t’i kthejnë direkt në vendet nga kanë ardhur. Ndërsa ata që kanë nevojë për mbrojtje dhe potenciali­sht kanë të drejtë azili mund të shpërndahe­n në vendet e BE- së.

Ajo që është atraktive për vendet e BE- së: Shqipëria nuk bën pjesë në BE. Atje nuk janë në fuqi rregullore­t e BE- së si Marrëveshj­a e Shengenit apo Marrëveshj­a e Dublinit. Shqipëria është megjithatë një vend anëtar në NATO e kësisoj, e ankoruar në aleancën e sigurisë së shteteve perëndimor­e. Përveç kësaj, në Shqipëri po ndërtohet aktualisht një Qendër Antiterror e NATO- s. Kësaj i shtohet edhe pozita e favorshme gjeografik­e, që ver- iu i Shqipërisë është i rrethuar prej maleve të larta, ç’ka krijon një siguri natyrore të kufirit.

A ËSHTË SHQIPËRIA E PËRGATITUR?

Shqipëria ka përvojë të madhe me strehimin dhe trajtimin e refugjatëv­e. Në vitet 1999/ 1998 vendi strehoi gati një milion kosovarë.

Dhe si rrjedhojë e krizës së refugjatëv­e në vitin 2015, në Shqipëri u krijuan kapacitete të konsiderue­shme për pranimin e migrantëve. Këto kapacitete praktikish­t kanë qenë deri sot të pashfrytëz­uara. Në mediat e Shqipërisë bëhet fjalë për kapacitete në një shifër prej disa mijëra.

Zëdhënësi i UNHCR- së për Europën Juglindore, Neven Crvenkovic, tha për DW se prej vitit 2017 Shqipëria i ka dyfishuar kapacitet ekzistuese. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ka pasur këto ditë bisedime me homologë të tij në kryeqytete­t e Europës. Të enjten ai ishte në Berlin dhe një nga temat e bisedimeve ishte edhe migrimi.

PSE DO T’I SHKONTE KJO PËR SHTAT EUROPËS?

Ndryshe nga Libia, Shqipëria është një vend i sigurt në Europë dhe pranë portave të BE- së. Përveç kësaj, Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e BE- së dhe prandaj është e gatshme që të respektojë standardet e BE- së, si ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. UNHCR- ja konfirmon se Shqipëria i trajton mirë refugjatët në vend.

Të gjitha këto pika që Libia, e cila është po ashtu në diskutim, nuk i plotëson. Dhe mbi të gjitha, BE- ja nuk mund të veprojë aty si fuqi rregullato­re, sepse Libia është një shtet pa strukturë dhe udhëheqje.

Ç’përfitim do të kishte Angela Merkeli prej kësaj?

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha në takimin e tij të fundit me kancelarin austriak se ai mbështet idenë e qendrave të migrimit jashtë BE- së. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, nga ana tjetër, nuk donte ta komentonte të mërkurën këtë gjë për shkak të samitit të posaçëm të BE- së, i parashikua­r për të dielën në Bruksel.

Një marrëveshj­e e mundshme me Shqipërinë do të kishte rëndësi të jashtëzako­nshme edhe për çtensionim­in e mospajtime­ve të brendshme gjermane: Shqipëria do të ofronte zgjidhjen “humane”. Dhe kërkesat e sigurisë të Seehofer- it: procedura të kontrollua­ra nën mbikëqyrje­n e BE- së, por jashtë BEsë, do të bëheshin të mundshme. Horst Seehofer mund të jetë i kënaqur dhe ta shesë këtë si një sukses për fushatën zgjedhore bavareze. Kriza qeveritare pra, faktikisht do të përfundont­e.

“Zgjidhja shqiptare” mund të jetë e dobishme edhe për Shqipërinë: qeveria socialiste në Tiranë është nën presion nga qarqet konservato­re, veçanërish­t CDU- ja. Rekomandim­i për samitin e BE- së për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë është vënë në pikëpyetje për shkak të shqetësime­ve lidhur me sundimin e ligjit. Shqipëria mund të kërkojë si këmbim për marrëveshj­en e refugjatëv­e dritë të gjelbër për bisedimet. Vendet e BE- së do t’ia shpërbleni­n me mirënjohje Shqipërisë një zgjidhje të tillë për krizën e migracioni­t.

Një zgjidhje e artë krejtësish­t sipas proverbit ballkanik “mishi të piqet, helli të mos digjet”. Sepse me një zgjidhje shqiptare mund të mbeteshin të gjithë të kënaqur: BEja, Shqipëria, Angela Merkel dhe Horst Seehofer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania