Panorama (Albania)

Krerët e shoqatave të pronarëve sulmojnë ish- zv. ministrin Idlir Peçi

-

Përfaqësue­sit e Shoqatave të Pronarëve kanë kundërshtu­ar dje praninë e ish- zv. minsitrit të Drejtësisë, Idlir Peçi, si moderator i takimit të organizuar nga delegacion­i i BE- së për çështjen e pronave. Idlir Peçi është zgjedhur ekspert i pronave në misionin Euralius IV , por prania e tij nuk është pranuar nga përfaqësue­sit e Shoqatave të Pronarëve. Më i ashpër në deklarata ishte përfaqësue­si i shoqatave, Axhem Ymeraj, i cili tha dje se Idlir Peçi i kishte shkurtuar 5 vite nga jeta dhe se u kishte ngulur thikën pas shpinës. “Zoti Idlir Peçi është personi që na ka shkurtuar 5 vjet nga jeta, duke na tërhequr zvarrë ne pronarëve, duke na gënjyer dhe duke na mashtruar. Asnjëherë nuk na pranoi të futeshim te grupet e punës për të ndërtuar ligjin së bashku. Nuk mbahet shteti me gënjeshtra. Nuk mund të ketë drejtësi dhe të ndërtohet shteti i së drejtës, duke pasur njerëz që i shërbejnë me servilizëm qeverisë për interesat e karriges së tyre. Në qoftë se ju, përfaqësue­sit e BE, keni nevojë të na bini këtu si moderatorë ata që na kanë krijuar neve dhimbje, ne na kanë futur thikën në palcë. Ne kemi një proverb: nuk ta shëron plagën e thikës ai që ta ka ngulur. Zoti Idlir Peçi na ka ngulur thikën. Nuk është në nderin e BE- së dhe tuajin që ai të jetë në atë vend. Nuk humbi Holanda për specialist­ë të pavarur, por duhet të bjerë nëpërmjet dorës së gjatë të Kryeminist­rit, Idlir Peçin. Nuk është në dertin e Europës që të na sjellë njerëz të tillë këtu”, tha Axhem Ymeraj. Edhe Ferdinand Sulaj, përfaqësue­si i shoqatës së pronarëve legjitimë, tha se tryezat e BE nuk duhet të modelohesh­in nga ish- zv. ministri i Drejtësisë. “Kërkoj nga zonja Vlahutin që të përcaktojë modalitete­t e tryezave të tjera dhe nuk ka nevojë që ato të modelohen nga zoti Ilir Peçi”, ka thënë Sulaj. Por vetë Idlir Peçi nuk u ka dhënë përgjigje akuzave të Shoqatës së Pronarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania