Panorama (Albania)

KUSHTET E GJERMANISË PËR SHQIPËRINË

-

a) Nëse “konferenca e parë e anëtarësim­it” zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë “konstatuar plotësimin e këtyre kushteve nga Shqipëria”: plotësimin e përfundimi­t të rivlerësim­it të 57 gjykatësve dhe prokurorëv­e të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative kur qeveria shqiptare të ketë paraqitur një ligj për një reformë të ligjit zgjedhor b) Konferenca e dytë e anëtarësim­it të zhvillohet vetëm atëherë kur Këshilli të ketë konstatuar se janë plotësuar këto kushte: zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor të kenë nisur ndjekje penale për gjykatës e prokurorë të konstatuar në veting se kanë bërë shkelje penale të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar ( SPAK) të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshë­m gjykatësis­h e prokurorës­h të verifikuar të ketë përparime solide në luftimin e kriminalit­etit dhe të korrupsion­it në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanë­t. Këtu bëjnë pjesë “hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsion­in dhe krimin e organizuar” rezultate të prekshme në reformën e administra­tës... duke përfshirë edhe “verifikimi­n e punësimit të nëpunësve civilë të rangut të lartë dhe të drejtorëve” të vazhdojë me intensitet luftimin e tregtisë dhe të kultivimit të drogës në Shqipëri. Në pikën 2, projektrez­oluta e Bundestagu­t kërkon që: “Nëse Shqipëria pas hapjes së negociatav­e për anëtarësim, e zvarrit, ndërpret ose e kthen mbrapsht plotësimin e detyrimeve, të ndalen negociatat e anëtarësim­it”. Ndërsa në pikën 3, projektrez­oluta i kërkon qeverisë që të bëjë të qartë se Shqipëria duhet të ndërmarrë “përpjekje shtesë të konsiderue­shme” për ta garantuar sundimin e ligjit dhe vazhdimin e vetingut. “Zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsion­in”, kërkohet shprehimis­ht në këtë kuadër. Bundestagu kujton në pikën 6 të projektrez­olutës se nuk duhet të ketë një anëtarësim automatik të Shqipërisë, “për shembull, duke përmendur një datë anëtarësim­i pa përfunduar negociatat”. Ndërsa në pikën 7, Bundestagu i kërkon qeverisë gjermane që të luftojë që për “aquis communitai­re” të miratohen “sa më pak dispozita kalimtare dhe përjashtim­e”. Bundestagu kërkon në pikën 8 që qeveria gjermane të angazhohet që “Shqipëria t’i plotësojë që në procesin e anëtarësim­it kërkesat e Paktit të Stabilitet­it dhe të Rritjes së BE si dhe kriteret e stabilitet­it të Marrëveshj­es së Mastrihtit përpara se të anëtarësoh­et edhe zyrtarisht në bashkimin monetar”. Së fundi, në pikën 9, Bundestagu kërkon që të informohet në vazhdimësi për stadin e negociatav­e dhe që përparimet e Shqipërisë drejt anëtarësim­it të mos vlerësohen vetëm nga Komisioni, por “rregullish­t edhe nga qeveria gjermane, duke angazhuar përfaqësit­ë diplomatik­e”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania