Panorama (Albania)

KATEGORITË QË PËRFITOJNË ULJE TË TARIFËS

-

TARIFA PËR MAKINAT E KUKËSIT

100 lekë me TVSH ose 120 lekë për 1 kalim për të gjithë makinat e regjistrua­ra në Qarkun Kukësit, do të jetë tarifa e re për kalimin në Rrugën e Kombit

44 kalime në muaj është e vlefshme tarifa e re, nga data e kryerjes së pagesës

44 kalimet me tarifë 120 lekë duhet të parablihen në mënyrë të përshkallë­zuar nga banorët e Kukësit

120 lekë tarifë do të aplikohet vetëm për makinat e kategorisë A dhe B për përdorim vetjak, të regjistrua­ra në Qarkun Kukës;

Makinat e regjistrua­ra në Qarkun e Kukësit do të marrin falas pajisjen elektronik­e Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës

TARIFA PËR AUTOBUSËT E LINJËS SË KUKËSIT

100 me TVSH do të jetë tarifa për 1 kalim në Rrugën e Kombit për linjat e autobusëve, që do të kryejnë udhëtime për në qytetin e Kukësit

11 linja të licencuara autobusësh do të përfitojnë tarifë të reduktuar, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit

TARIFA PËR BIZNESET NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA

20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë zbritje 10 për qind të tarifës

30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë zbritje në masën 20 për qind;

50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë zbritje në masën 30 për qind;

60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 për qind

EFEKTET NË BUXHET NGA ULJA E TARIFËS

48,5 milionë euro janë efektet nga ulja e tarifës për këto kategori. Kostoja e zbritjes do të paguhet nga buxheti për 30 vitet e kontratës koncension­are

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania