Panorama (Albania)

Negociatat dhe emigrantët, kreu i PE: Kampet i përfytyroj në Shqipëri e Maqedoni

Wadephul: Reforma në Drejtësi të vazhdojë me vendosmëri

- DEUTSCHE WELLE

Grupi parlamenta­r i CDU- së në Gjermani ka gati një “Po” sa i takon vendimit për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë, por ky vendim do të shoqërohet me kushte.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, deputeti i CDUsë, Johann Wadephul, sqaron edhe kërkesat kryesore që Gjermania ka në drejtim të Shqipërisë. Sipas Wadephul, kërkesa për ngritjet e kampeve të refugjatëv­e në Shqipëri është pozitive.

Kemi një situatë të vështirë tani për Bashkimin Europian. Në këtë kontekst diskutohet edhe për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Pse është relevante Shqipëria?

Shqipëria ka rëndësi dhe as më pak e as më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me të cilat Gjermania ndjehet shumë e lidhur. Deklaratat e Selanikut ne i kemi parë seriozisht dhe jemi të bindur se këto vende janë pjesë bërthamë e Europës dhe se ne edhe premtimet që kemi bërë nga ana europiane duhet t’i mbajmë, edhe sepse konfliktet brenda jugosllavë­ve, siç i kemi parë në vitet ‘ 90, mund të rindizen në çdo kohë, e një proces i integrimit dhe anëtarësim­it, siç ka ndodhur pjesërisht, pikërisht këto i çtensionon, prandaj kemi edhe një motivim të dyfishtë që të tregohet kujdes për këto vende.

Rekomandim­i i grupeve parlamenta­re, CDU/ CSU është formuluar me një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatav­e duke përcaktuar qartë edhe hapat e mëtejshëm, si e komentoni ju?

Kemi nevojë për një vendim të Bundestagu­t. Këtë ne e kemi përgatitur prej vitesh dhe me shumë kujdes, ashtu si edhe për Serbinë. Në rastin e të dy vendeve, Bundestagu merr një vendim dhe qeveria gjermane që ka kontakt të ngushtë me të gjitha grupet parlamenta­re ka kërkuar të dijë se çfarë është e rëndësishm­e për ne. E rëndësishm­e për ne është që të themi “Po”, por edhe… Pra, “po” duhet të fillohet me bisedimet për negociatat, por… Cilat janë këto “por”… Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshj­a e koalicioni­t e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatav­e, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsion­it se deri më tani, se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE, por edhe nga OSBE. Këto janë tri fusha ku ne themi se Komisioni që zhvillon bisedime i ngarkuar nga BE, duhet t’i shohë me vëmendje.

Në javët e fundit, ndërkohë që përgatitej ky vendim, kishte diskutime e zëra kritikë mjaft konkretë brenda CDU- së, ndërkohë që Partia Socialdemo­krate ndoqi një kurs më të butë. Si e shihni këtë?

Ne ndjekim të njëjtat norma. Edhe në rastin e Maqedonisë, kur qeveriste partia partnere, VMRO- DPMNE, ne kemi vendosur po ashtu kritere të qarta se çfarë duhej të bëhej në Maqedoni. Të njëjtat kritere europiane vlejnë edhe për Shqipërinë e këto kërkojmë që të zbatohen, pavarësish­t se kush është në qeveri. Por kur ne regjistroj­më, se prej vitesh duhej të kryhej një reformë zgjedhore dhe OSBE për shembull e ka thënë qartë, se cilat janë kriteret, unë pyes veten, pse kjo nuk bëhet. Ose kur prej kohësh flitet se duhet bërë një proces vetingu në sistemin e drejtësisë, janë 800 persona, por deri më tani janë verifikuar vetëm një grusht njerëzish - unë shtroj pyetjen sa seriozisht është zhvilluar ky proces deri më tani në Shqipëri. Nuk ka të bëjë me përkatësi partiake, por me kriteret që ne presim që të respektohe­n. E nëse Europa e merr seriozisht, duhet që të plotësohen kriteret e rëndësishm­e për bashkëjete­sën mes vendeve në BE.

Ka për momentin diskutime dhe këtu është i kërkuar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatës­h për azilkërkue­sit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex- it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?

Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë, ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.

Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE- së, por brenda Europës. Janë më shumë teza sesa gjëra konkrete, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë?

Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por, nga ana tjetër, edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiari­sht, por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyroj­më këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Europian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë.

Mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por, nga ana tjetër, edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiari­sht, por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyroj­më këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Europian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE KANCELARJA MERKEL
KRYEMINIST­RI RAMA DHE KANCELARJA MERKEL
 ??  ?? Deputeti i CDU- së, Johann Wadephul
Deputeti i CDU- së, Johann Wadephul
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania