Panorama (Albania)

Gol në të 95’- ën, Kros dërgon nga ferri në parajsë Gjermaninë

“Pancerat” rilindën në pjesën e dytë të ndeshjes, Rojs dha barazimin

-

Botërori i Gjermanisë filloi në minutën e 95- të të ndeshjes së djeshme, kundër Suedisë.

Kampionët e botës në fuqi dridhen deri në minutën e fundit të kohës shtesë, teksa përpara se Toni Kros të “pikturonte” topin në rrjetë, “Pancerat” ishin me një këmbë e gjysmë jashtë turneut. Gjithsesi, skuadra e Joakim Lëvit nuk dorëzohet kurrë dhe në frymën e fundit ridizenjon të ardhmen e tyre në këtë Kupë Bote, duke fituar 2- 1 kundër Suedisë, madje duke triumfuar edhe me një futbollist më pak sesa nordikët. Gjithçka rihapet, gjithçka mbetet më e hapur se kurrë në Grupin F, duke qenë se edhe Meksika në kuotën e gjashtë pikëve, në varësi të kombinimev­e të ndryshme në ndeshjet e fundit, nuk është ende e kualifikua­r. Çmenduri ose jo, ditën e mërkurë ky grup mund të ofrojë 3 skuadra të ndryshme në kuotën e 6 pikëve dhe gjithçka më pas do të vlerësohet nga golavarazh­i total, apo golavarazh­i mes kombëtarev­e në duelet direkte. FRIKËSON SUEDIA Për një pjesë loje, Suedia “përkëdhel” idenë për t’i bërë një tjetër shaka të shëmtuar një prej favoriteve të mëdha të Europës, pasi në grup eliminoi Holandën, ndërsa në “play off”- e la jashtë Kupës së Botës Italinë. Receta e “bandës” së Andersonit është e vjetër, por gjithmonë shumë efikase: “Të gjithë prapa në mbrojtje dhe kundërsulm total me forca të shumta”. Dhe kjo skemë funksionoi në perfeksion në pjesën e parë të takimit, kur Toivonen shfrytëzon një gabim të Krosit në markim brenda zonës dhe kalon Nojerin me një parabol spektakola­re në të 32- ën. Gjermania, e cila kishte rrezikuar që në minutat e para me një aksion ku Berg u rrëzua në zonë nga Boateng dhe meritonte penalltinë, por nuk kuptohet sepse VAR- i nuk ndërhyri, tronditet rëndë nga disavantaz­hi dhe nëse nuk do të ishte për fluturim të Nojerit me majën e gishtave, në sekondat e fundit, Berg mund të kishte dërguar shifrat 2- 0 dhe ndoshta, “pancerat” do ta gjenin veten sot, duke paketuar valixhet, përpara kohe. KROS NË FRYMËN E

FUNDIT Gjithsesi, karakteri gjerman nuk ndez kurrë. Në pjesën e dytë, historia ndryshon totalisht dhe gjermanët lëshohen të gjithë në zonën suedeze, duke gjetur barazimin pas vetëm 3 minutash lojë. Rojs është me fat në qendër të zonës, por gjithsesi në vendin dhe në kohën e duhur. Goli i 1- 1 bën që suedezët të bien në aspektin fizik dhe hasin vështirësi në menaxhimin e topit. Kaq mjafton që porta e Olsenit të shndërrohe­t në një tabelë qitjeje nga ana e lojtarëve të Joakim Lëvit, i cili nëse dëshpërohe­t për një mori me raste të pastra për avantazhin, thuajse gjunjëzohe­t, kur Boateng përjashtoh­et për të verdhën e dytë, në të 82- ën. Gjithsesi, nëse suedezët marrin frymë lirisht pasi Brandt shkund shtyllën në të 90’- ën, ata nuk i kishin bërë llogaritë me goditjen e dënimit perfekt të Toni Krosit, që në të 95- ën, “pikturon” atë trajektore të pakapshme, duke shlyer gabimin në rastin e golit suedez dhe duke rifutur në betejën për kualifikim kombëtaren e vendit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania